• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Nga shitës hamburgerash në yllin e Udineses: historia fantastike e Betos

26 December, 2021
në Botë, Kryesore, Sport
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

I eleminuar në moshën 12-vjecare nga Benfica, kur mbushi 18 shkoi për të punuar në restorantin e njohur të ushqimit të shpejtë KFC.

Tre vjet më parë, arriti të sigurojë rrogën e parë në serinë e tretë, ndërsa tani ndez tifozët friulianë me shtatë gola në 16 ndeshje.

Beto futbollisti, ka lindur nga një akt guximi, djaloshi, kur ishte 12-vjeç, e gjeti vetën të hedhur poshtë nga Benfica, duke ecur me kokën ulur nëpër rrugët e Tires, duke dribluar shikimet e atyre që e etiketojnë si “mendjemadh”.

Të gjithë e njihnin njëri-tjetrin atje dhe të gjithë thoshin të njëjtën gjë, “ai aty guxoi shumë”.

Gjërat nuk shkuan si mendonte Beto dhe në moshën 16-vjeç e pa veten t’i shërbente klientëve, pastronte tavolinat, merrte porositë e tyre dhe i kalonte në kuzhinë.

Një gjigant gati dy metra pas banakut. “A luan basketboll?” e pyesnin dhe ai buzëqesh:

“Unë jam sulmues…”. Edhe pse mendja i thoshte “jo, do heq dorë nga gjithçka”.

Beto luante në akademinë e të rinjve të União de Tires, një qytet i vogël afër Cascais, jo shumë larg Lisbonës.
Ai sapo ishte larguar nga Benfica dhe dëshironte vetëm të shijonte verën me miqtë. Fati i ofroi atij një asist të këndshëm.
Rrugës për në plazh ai takohet me presidentin e União de Tires, Fernando Lopes, skuadra nga ku u largua një vit më parë për t’u zhvendosur pranë Da Luz dhe i tha atij drejtpërdrejt se dëshironte të kthehet, duke i kërkuar falje:

“Ëndërrimi për të qenë futbollist nuk mjafton, i tha në atë kohë presidenti. Ai duhej të disiplinohej dhe të nxirrte në pah karakterin e tij. E këshillova që të jetë i vendosur dhe të tregojë vlerën e tij çdo ditë”.
“Më mbajti një leksion aq të madh sa që për një orë e gjysmë nuk e pashë rërën. Në fund ai më bindi të kthehem”. Megjithatë, me një kusht: të luajë disa muaj në Juniores B, ekipi i dytë. “Ishte fati im, në ato ditë nuk isha i fokusuar te futbolli”.

Ai më pas ndryshoi mendje, edhe falë një viti pune në atë KFC. Beto është zbulimi i kësaj Udinese. Sulmuesi që nuk e priste njeri. I marrë në fund të merkatos nga Portimonense, deri më tani ai ka shënuar 7 gola në 16 ndeshje. Gotti i beson, po ashtu edhe friulianët, në Tires nuk humbasin asnjë ndeshje të tij. Luis Lopes, një nga trajnerët e tij të parë, e bënte të godiste në portë me topa tenisi për të përmirësuar teknikën e tij.

Me shpërblimin e një mëngjesi të ofruar për çdo gol. Refuzimi i madh i Benficas i ndryshoi jetën: “E binda të ndryshojë mentalitetin, stilin e jetës, dietën, qasjen ndaj stërvitjes – tha Luis – kam shfrytëzuar krenarinë e tij”. Një tjetër leksion, këtë herë nga trajneri i tij i vjetër: “I thashë ‘mjaft mbrëmjeve, shko në shtrat herët. Shko i pari në fushën e stërvitjes dhe ik i fundit. Kështu do të bëhesh i madh”.

Pika e kthesës quhet Olimpico do Montijo, divizioni i tretë portugez, në verën e 2018. Beto shfaqet me bluzë të bardhë dhe këpucë në dorë, nuk ka as çantë, por i magjeps të gjithë në një çerek ore. “Ok, le ta marrim.” 21 golat në 34 ndeshje i dhanë atij thirrjen e Portimonense.

Vitin e parë ai luajti vetëm 11 herë pa shënuar kurrë, në të dytin bëhet titullar dhe arriti 11 gola, duke përfshirë një rovjeshatë emocionuese kundër Tondelas. Djaloshi që mbante shishet e ujit tani shënon gola spektakolarë, argëtohet dhe tregon gjoksin. Këtë e vuri re edhe Olimpico, kur dogji një sprinter si Lazzari duke shënuar 2-0 në kundërsulm. Dukej si Haaland, por është Beto nga Lisbona. Dhe ai ka punuar në një KFC.

Paraardhëse

“Big Brother Vip”, Beatrix frikësohet për të ardhmen e lidhjes së saj pas daljes nga shtëpia

Pasardhëse

Lista me emrat, makiazhi për Veliajn, mbi 200 mijë euro në vit nga buxheti për këshilltarët e kryebashkiakut

Pasardhëse

Lista me emrat, makiazhi për Veliajn, mbi 200 mijë euro në vit nga buxheti për këshilltarët e kryebashkiakut

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.