• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nga plehrat tek kullat, Veliaj vendoset dy herë brenda 6 muajve në hetimet kundër Ndragheta-s

24 January, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
64
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Opinioni publik shqiptar, prej shumë kohësh, e ka parë klanin mafioz “Ndragheta” vetëm në kronikat policore në mediat përtej detit.

Por, në vetëm 6 muajt e fundit, “Ndragheta” është shqiptarizuar. Dy hetime të ndryshme të Anti-mafias italiane kanë zbuluar interesa të klanit mafioz në Shqipëri dhe, sidomos në Tiranën e drejtuar nga Erion Veliaj.

Së fundmi, anti-mafia italiane zhvilloi një hetim të gjerë kundër një seksioni të “Ndraghetas”. Në qendër të hetimi është Andrea Gallo, i njohur edhe si “Princi”.

Gallo, në komunikimet e përgjuara gjatë hetimit, diskuton me një bashkëpunëtorin e tij, lidhur me mundësinë e përfshirjes në sektorin e ndërtimeve në Tiranë.

Ata janë të bindur se me rryshfet “20 përqind”, në kryeqytetin shqiptar mund të marrësh leje për pallate shumëkatëshe. Madje, ata flasin edhe për takime të kryera me njerëz “pranë” kryetarit të Bashkisë së kryeqytetit.

Natyrisht, emri i Erion Veliajt nuk shfaqet në përgjimet e publikuara deri më tani nga media italiane dhe ajo shqiptare.

Megjithatë, të dhëna indirekte e lidhin rastin me “Lali Erin”, pasi ai është autoriteti kryesor për dhënien e lejeve të ndërtimit në kryeqytet.

Këto detaje nga super-operacioni i Anti-maf.ias italiane e përfshijnë për herë të dytë Erion Veliaj, megjithëse në mënyrë indirekt, në dosjet hetimore kundër klanit mafioz Ndragheta.

Në qershor 2020, Drejtoria e Anti-Maf.ias e Veronas njoftoi finalizimin e një tjetër operacioni kundër grupit mafioz, në të cilin ishin të përfshirë edhe zyrtarë publikë të qytetit verior italian.

Ish-kryebashkiaku Flavio Tosi dhe disa bashkëpunëtorë të tij e panë veten të akuzuar për lidhje me Ndraghet-an, mes të cilave edhe për favore që i kishin bërë klanit kri,minal në fushën e përpunimit të mbetjeve urbane.

Tosi nuk ishte i panjohur për opionin publik shqiptar. Në vitin 2016, kur ai drejtonte Bashkinë e Veronës, nënshkroi një marrëveshje me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për krijimin e kompanisë “Eco Tirana”, për menaxhimin e mbetjeve të qytetit.

Pas kësaj marrëveshje, “Eco Tirana” u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ku bashkia e kryeqytetit kishte 51 përqind, ndërsa Bashkia e Veronës, e përfaqësuar nga kompania publike “AGSM” kishte 49 përqind.

Kompania ‘AGSM”, nga ana e saj, kishte ortake kompaninë private “AIMA”, e cila kishte si drejtues të lartë Andrea Miglioranzi.

Ky i fundit, së bashku me zëvendësin e Veliajt, Arbjan Mazniku, u emëruan administratorë të “Eco Tirana”.

Në vitin 2018, kohë në të cilën Anti-mafia italiane kishte nisur hetimet për lidhjet e mundshme të Flavio Tosit e kolegëve të tij me “Ndraghet-an”, Andrea Miglioranzi largohet nga “Eco Tirana”.

Në qershor të vitit 2020, Miglioranzi shfaqet sërish, por kësaj radhe në listën e personave të arrestuar për bashkëpunim me klanin mafioz Ndragheta.

Sipas të dhënave të publikuara nga mediat italiane, Miglioranzi, nëpërmjet kompanisë së mbetjeve, “Aima”, kishte siguruar flukse financiare për eksponentë të grupit mafioz.

Edhe në atë rast, emri i Erion Veliaj nuk u shfaq, të paktën drejtëpërdrejtë.

E, megjithatë, fakt është që emri i kryebashkiakut të Tiranës, del, megjithëse në mënyrë indirekte, në dy hetime të ndryshme të Anti-mafias italiane. Ndoshta është koincidencë!

Paraardhëse

Fifi në lidhje me Fationin e “Përputhen”, kjo është arsyeja e largimit të tij nga emisioni

Pasardhëse

Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, zbulohet se këngëtarja Tuna është shtatzanë për herë të dytë

Pasardhëse

Pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, zbulohet se këngëtarja Tuna është shtatzanë për herë të dytë

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.