• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Nga berberi te stilografi: Rregullat që nuk duhen shkelur nga Trump në Shtëpinë e Bardhë

13 November, 2016
në Botë
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Tani që Donald Trump është zgjedhur president i SHBA-ve, do të jetë dhe banori më i rëndësishëm i Shtëpisë së Bardhë. Por miliarderi duhet ta meritojë qëndrimin atje duke respektuar një seri rregullash. Fillimisht ndalohet duhani, të bëhen foto ‘selfie’ me fansat apo të drejtojë makinën. Republikani, mes të tjerash nuk mund të qëndrojë asnjëherë i vetëm, duhet të nënshkruajë me të njëjtin stilolaps, në mënyrë rigoroze një “Parker” dhe duhet të paguajë për shërbimin në shtëpi.

Para së gjithash Trump duhet të mësohet me etiketën e “Zoti President” apo “Zotëri”, me të cilën edhe familjarët më të afërt duhet ta thërrasin. Ndër të tjera duhet të vishet gjithnjë mirë, pra jo me sandale dhe pantallona të shkurtra dhe gjëja më kurioze është se duhet të nënshkruajë gjithnjë me të njëjtin stilolaps, një “Parker”.

Ndërkohë, edhe pse shumë njerëz nuk e kanë thënë asnjëherë, jo të gjitha shërbimet e Shtëpisë së Bardhë janë falas: shërbimi për shembull, duke qenë i menaxhuar nga kompani të brendshme, do të ngarkohet direkt në llogarinë e presidentit.

Në “White House” mes të tjerash, nuk ka as berber e parukier, sepse çdo president ka të tijin personal.

Edhe ushqimi, në kundërshtim me atë që ju mund të mendoni, vjen nga jashtë dhe në veçanti, nga shefa të lartë kuzhine.

Rregulla të tjera të forta, i përkasin edhe pirjes së duhanit, makinave dhe fotove. Në Shtëpinë e Bardhë ndalohet pirja e duhanit që kur Hillary Clinton ishte “First Lady”, shkruan Shqip.

Po ashtu presidenti i ri nuk mund të drejtojë makinën absolutisht, sikundër anëtarët e familjes së tij. Për zhvendosjet e tij, do të kujdeset “Secret Service”. Obama, si president, ka lëvizur gjithnjë me “Bishën”, kështu quhej ndryshe një limuzinë e gjatë 5 metra e gjysmë dhe që peshonte 7 tonë. Për udhëtimet jashtë vendit, numri i makinave të shoqërimit shkon deri në 30-40 të tilla. Rregulla të ashpra edhe për fotot dhe “selfie”-t. Presidenti nuk mund të bëjë dhe lejojë asnjë. E vetmja shkelje e bërë në këtë rast është një foto e Bebe Vio me Obamën. Trump, në fund nuk mund të qëndrojë asnjëherë i vetëm: do të survejohet 24 orë në 24.

Paraardhëse

Daçiç: Trump nuk do të na kthejë Kosovën. Ne serbët, një popull që “fluturojmë” me…!

Pasardhëse

MIE: Raporti i progresit njeh përparimet në shumë fusha

Pasardhëse

MIE: Raporti i progresit njeh përparimet në shumë fusha

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.