• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rozë

Nga akuzat për dhunë te deklarata e avokatit të Mayas. Ja si qëndron e vërteta

26 April, 2024
në Rozë
0
74
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Së fundmi ka qarkulluar një urdhër mbrojtje e Mayas ndaj bashkëshortit të saj për dhunë psikologjike dhe një video e debatit të Mayas dhe bashkëshortit të saj.

Në një lidhje direkte me emisionin ‘Shqipëria Live’, Arben Shuaipi, bashkëshorti i këngëtares ka treguar versionin e tij të historisë.

Ai deklaroi se ligjërisht janë burrë e grua, por janë në proces ndarje. Gjithashtu, ai mohoi se ka ushtruar dhunë ndaj saj, qoftë fizike, qoftë psikologjike.

Në shtator të 2022, kam ngritur padi për t’u ndarë nga Maya. Procesi zgjati deri tani. Në 14 maj do të paraqiten provat nga të dyja palët.
I pyetur pse ka marrë këtë vendim në vitin 2022, ai u përgjigj se Maya edhe atëherë ka kërkuar të marrë urdhër mbrojtje pa arsye dhe pa dijeninë e tij.

Edhe në 2022 ka kërkuar të marrë një urdhër mbrojtje kur unë kam qenë në Itali. Pa prova dhe pa arsye, me kërkesën që unë e kam dhunuar psikologjikisht. Por asgjë nuk është e vërtetë. Më vjen keq që situata e familjes sime arriti në këtë derexhe. Kam kërkuar ta zgjidhim në mënyrë konsesuale. Që në 2022 zonja nuk është ulur asnjëherë të bisedojë me mua pse arriti në këtë pikë.
Ai pretendon se Maya i ka bërë këto akuza për t’i larguar djalin dhe për të marrë dy pronat që sipas tij janë në pronësinë e të dyve.

Me sa duket benefiti është largimi nga dy pronat që ne i kemi të përbashkëta dhe largimi nga fëmija. Duket qartë. Pronat nuk janë të miat, janë të të dyve dhe që kemi sakrifikuar të dy. I kam kërkuar zonjës konsensus, pa arritur në këtë pikë. Për punën e djalit, ai nuk e meriton këtë sjellje. Më vjen keq që në këto ditë të vështira, nuk jam pranë fëmijës. Kam qenë i përkushtuar, duke marrë parasysh profesionin që ka zonja, që udhëton shpesh në koncerte. Nuk do lejoj që të merret vendim i gabuar për djalin.
Idajet Beqiri, avokati i këngëtares, në një lidhje direkte me studion, shprehu se Arbeni ka gisht në prishjen e martesës, sepse abuzon me alkoolin dhe lëndët narkotike. Ai shtoi se është dënuar 3 muaj nga gjykata e Durrësit, sepse ka drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, tregoi se ka ushtruar dhunë psikologjike, por edhe fizike, sipas deklaratave të Mayas në seancat gjyqësore dhe nuk e ka respektuar urdhrin e mbrojtjes në 23 raste.

Pavarësisht nga akuzat e avokatit, Arben Shuaipi, tregoi se ka verifikuar me anë të analizave, që është i pastër dhe nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Për sa i përket pronave, që Arben Shuaipi pretendon se Maya synon t’i marrë në emrin e saj pas ndarjes, avokati Idajet Beqiri, tregoi se Arbeni nuk ka asnjë pronë në emrin e tij.

Para se të lidhi martesën, Maya i ka thënë Arbenit që pasuria që ka aktualisht është në emrin e saj dhe pasuria që do të bëjnë pas martesës, do të jetë e përbashkët. Arbeni nuk ka asnjë pasuri. Asgjë nuk është bërë pas martese.

Paraardhëse

Pas “të hëngsha prillin”, Françeska shokon sërish në BBV: Jeni shkërdhaçka

Pasardhëse

Pasi Top Channel e hodhi në gjyq, reagon Olsi Bylyku: “Ndaj janë larguar Arbana Osmani dhe Të tjerët

Pasardhëse

Pasi Top Channel e hodhi në gjyq, reagon Olsi Bylyku: “Ndaj janë larguar Arbana Osmani dhe Të tjerët

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.