• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

New York Times jehonë bukurive të Shqipërisë

31 July, 2023
në Aktualitet, Kryesore
0
21
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Dhe një herë Shqipëria ia del të jetë në mediat prestigjoze ndërkombëtare. “The New York Times”, i kushton një artikull të gjatë bukurive të jugut, duke e nisur me Dhërmiun, aty ku në çdo atmosferë vëmendjen ta merr shkëlqimi i detit Jon nën diellin e verës.

Më shumë horizonte për të parë, sepse brigjet nuk janë të mbushura me jahte si në Greqi dhe Kroaci, ndërsa përballë detit zënë vend malet e mëdhenj të harlisur në gjelbërim.

Kjo pamje bashkohet me tingujt e Kala Festival, për të cilën ishin mbledhur 3500 spektatorë të rinj.

Dhërmiu po shndërrohet në një nga ndalesat më popullore jo vetëm për festivalet por edhe për fshatin e bukur që është. I ngritur rrëzë kodrës me mure të bardhë, grila druri dhe çati të kuqe, i mbushur me lule me ngjyra të ndezura, ai tërheq gjithmonë vëmendje. Por ai ofron një surprizë të këndshme për çdo turist, ushqime të shijshme, të freskëta për çmime të arsyeshme.

Që nga debutimi për herë të parë në 2018 Kala Festival ia ka dalë të thithë një bum turistësh, ndërsa tani në Dhërmi janë shtuar edhe tre evente të tjera të tilla, duke e shndërruar Dhërmiun nga një vend që kishte turizëm në gjashtë javë në një vend që e nis turizmin në Maj deri në Shtator.

Dhërmiu nuk fle, sepse pushuesit pas banjos së diellit e presin atë të lind ësërish pas festës, kjo rutinë përsëritej çdo ditë.

Një tjetër plazh ka një tjetër pamje. Ai është plazhi i Gjipesë, ku deti spërkat çadrat e kampingut. Ka rërë dhe pemë, dhe xhipe e rulotë të parkuara në hije, duke ofruar një pamje piktoreske.

Në 2023 Shqipëria ka njohur 54% rritje tëvizitorëve krahasuar me 2019-tën. Sipas “New York Times”, ky vend po tërheq turistë europiane që janë të lodhur nga çmimet e shtrenjta në ishujt grekë dhe Kroaci. Ndërsa të pasionuarit pas historisë po vërshojnë në rrënojat e lashta të Shqipërisë apo ariktekturës së ndikuar nga osmanët. Aty gjejnë edhe bunkerë të ngritur gjatë periudhës së diktaturës. Vendet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, si rrënojat parahistorike të Butrintit dhe liqeni i thellë, i lashtë i Ohrit, shtojnë atraksionet.

Ata që duan natyrën gjejnë lumin e egër të Vjosës si dhe Alpet Shqiptare. Gati 300 operatorë agroturizmi janë të certifikuar nga qeveria dhe ofrojnë turne në ferma, kantina të verës ndërsa pronarët i kultivojnë pothuajse të gjithë ushqimet.

Një fluks vizitorësh të huaj ka sjellë prosperitet në Dhërmi, edhe pse turmat herë pas here kanë testuar durimin e vendasve dhe kanë ngritur shqetësime për dëmtimin e mjedisit.

Vërshimi i vizitorëve po ngre gjithashtu frikën për dëmtimin e mundshëm të florës dhe faunës së rajonit. Në qytetin e Vlorës, qeveria po investon në ndërtimin e aeroportit të Vlorës si një mjet për të sjellë më shumë turistë në rivierën shqiptare. Kjo nismë është përballur me protesta nga grupet mjedisore që thonë se mund të rrezikojë strehët e zogjve si flamingo dhe pelikanë etj.

Në jug po lulëzojnë edhe bizneset, ku pjesa më e madhe janë të rezervuara. Ndërsa ky zhvillim dhe këto festivale të rëndësishme po sjellin në Shqipëri emra ndërkombëtarë si DJ Tiësto.

Shqipëria po pret një bum turistësh këtë sezon, ku rol ka luajtur edhe promovimi i saj në mediat ndërkombëtare.

Paraardhëse

Olta Gixharin mund ta shihnim sërish në ‘BBV3’, por ka një problem

Pasardhëse

“Zhdukja” dhe rikthimi i Bashës, plani i kryedemokratit pas 16 muajve në hije

Pasardhëse

“Zhdukja” dhe rikthimi i Bashës, plani i kryedemokratit pas 16 muajve në hije

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.