• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Nevoja e një fronti të gjerë opozitar

22 September, 2017
në Opinion
0
2
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter
Nga Andi Bejtja

Frika se Kryeministri aktual edhe po qeverisi keq, sërish mund të rrijë në pushtet është një përjetim që e kanë shumë njerëz. Partia Demokratike, ish opozita më e madhe në vend doli nga zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, e shkatërruar, jo vetëm prej rezultatit dhe rrjedhjes së qindra mijërave votave dhe jo vetëm prej pretendimeve për blerje votash, por dhe për shkak të një liste krejtësisht përçarëse që kryetari i Partisë Demokratike bëri me lapsin e nxjerrë nga xhepi i këmishës së vet. Partia Demokratike, në fakt, pas marrëveshjes të majit – të pasqaruar asnjëherë – që mbylli të ashtuquajturën Çadër Lirie dhe me duart e Ramës dhe Bashës njëherësh, hyri në zgjedhjet parlamentare e shkatërruar, pa kauzë morale. Dhe për më tepër foli për parregullsitë në zgjedhje atë kohë më pak se dhe vetë anëtarët e Partisë Socialiste në KQZ.

Mund të ngremë njëmijë hamendësime për shitje blerje të Kryetarit të Opozitës, mund të rrimë gjithë ditën të analizojmë paaftësinë e qëllimshme apo të paqëllimshme të tij në raport me atë marrëveshje që nuk e kuptuam kurrë: por një gjë tashmë është e qartë për të gjithë: Lulëzim Basha i shitur ose i pashitur, i aftë ose i paaftë, Sororist apo Trumpist nuk e ngre dot trajsën e opozitës dhe pas këtyre që i ndodhën me vullnetin ose pa vullnetin e tij, ai nuk është në gjendje të ringrejë shpejt një kauzë morale që e mbyti me duart e veta. E kemi parë këtë përditë në reagimet e vakëta dhe aspak koherente të Partisë Demokratike, e kemi parë këtë në cilësinë e grupit parlamentar demokrat ku fjalimet në parlament ngjajnë, ku fjalimet e shumicës së deputetëve të zgjedhur nga lapsi i Kryetarit ngjajnë më një konkurs hartimesh për shkollat e mesme.

Shkurt dhe shqip, Kryetari aktual i Partisë Demokratike, përveç opozitës nuk mund të japë një ofertë të besueshme për shqiptarët. Shumëkush e di që në subkoshiencën e Kryetarit të Partisë Demokratike fle shprehja “Prit se dardha të bie vetë në prehër”, por të jeni të bindur se me këtë lloj opozite dardha mund të bjerë, jo në prehër, por në nevojtore dhe pas katër vjetësh, dhe pas tetë vjetësh….

Për ne si qytetarë, nuk ka rëndësi kush rri e kush ikën nga pushteti, rëndësi ka që vendi të ketë qeverisje efikase dhe një opozitë që ta ketë frikë e ta kontrollojë, të vajoset e te funksionojë ashtu si duhet në demokraci raporti pozitë opozitë, përndryshe ky vend do të shkojë poshtë e më poshtë, pasuria do të përqendrohet gjithmonë e më shumë në më pak duar dhe çdo lloj lirie që nga ajo e njeriut e deri tek ajo e medies do të kufizohen çdo ditë e më shumë….

Nëqoftëse dikush nuk e ngre si duhet trajsen e opozitës do të kemi shumë njerëz kudo në politikë, media, biznes, shoqëri që do tentojnë që do tentojnë të shiten te pushteti në heshtje ose dhe publikisht, gjë që do të sjellë asfiksimin e plotë të atyre pak lirive që kanë mbetur në këtë vend. Ndaj, sot, që jo thjesht opozita shqiptare mos bjerë në humnerë por demokracia shqiptarë mos bjerë aty, ka vetëm një rrugë: Fronti i Gjerë Opozitar, me të gjithë ata që mendojnë se ky vend ka nevojë për opozitë më shumë se kurrë: një front me Lulin e shitur ose të pashitur brenda, me Jozefina Topallin, Astrit Patozin e Arben Imamin, me LSI-në, me Ben Blushin, Vangjel Dulen dhe Dashamir Shehin, me Artan Fugën apo Fatos Lubonjën e më shumë e shumë të tjerë jashtë politikës që kanë bërë opozitë shumë e shumë herë më serioze e konstruktive se vetë Partia Demokratike. Kjo është jo vetëm e vetmja rrugë për të ringritur dhe Partinë Demokratike, por dhe vetmja rrugë që Rama të mos mbetet duke patur opozitë vetëm vetveten.

Paraardhëse

KLSH “bën për ujë të ftohtë” qeverinë: Kanë dështuar politikat për turizmin

Pasardhëse

Projekti i shkencës trondit botën: Do të ringjallen të vdekurit

Pasardhëse

Projekti i shkencës trondit botën: Do të ringjallen të vdekurit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.