• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nesër sfida me Poloninë në stadiumin ‘Air Albania’, Taulant Balla mbledh strukturat lë porositë: Asnjë huligan në stadium

9 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Të dielën në stadiumin ‘Air Albania’, është sfida Shqipëri – Poloni e vlefshme për kualifimin në Euro 2024, Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka mbajtur një takim me strukturat e policisë së shtetit, ku ka kërkuar angazhim maksimal për të shmangur çdo ngjarje dhune para dhe pas ndeshjes.

Balla nënvizoi nevojën për koordinim të mirë të të gjithë strukturave të policisë.

“Na duhet një nivel tjetër sigurie në stadiume, jo vetëm në evenimentet sportive ndërkombëtare, por edhe në garat kombëtare. Policia e Shtetit të mos lejojë asnjë shfaqje huliganizmi gjatë ndeshjes Shqipëri-Poloni. Ndaj kujtdo që shkel rregullat e vendosura nga UEFA, do të dokumentohen shkeljet dhe do të kërkohen ndëshkime të ashpra. Ne nuk duhet të presim të na ndodhi një ngjarje si ajo që ndodhi në Athinë pak javë më parë, për të ashpërsuar masat tona”, tha Balla.

Ministri Balla, është shprehur se duhen evidentuar personat me precedent huliganizmi, në të dy tifozeritë si dhe thekson se personat e dhunshëm duhen ndaluar përjetësisht të hyjnë në stadiume.

“Jemi në kohën e duhur për të komunikuar me publikun dhe për të thënë qartë se gjithkush që vjen në stadium, me mendjen për të shkulur stolat e stadiumit dhe për t’i hedhur ato në fushë, apo për të shkaktuar akte të tjera huliganizmi dhe këtu me Federatën Shqiptare të Futbollit duhet të jemi shumë të qartë, për të marrë masa drastike, natyrshëm pjesën penale, por dhe për të mos lejuar përjetësisht persona të caktuar që të hyjnë në stadiume. Britania e Madhe është shembulli më kuptim plotë i ndryshimit drastik, por dhe Shqipëria nuk ka pse bën përjashtim në këtë. Kemi kohën e duhur në dispozicion për të evidentuar personat me precedent huliganizmi, në të dy tifozëritë edhe në atë shqiptare edhe në atë polake. Edhe me palën polake duhet të jemi shumë të qartë dhe personat të cilët nga komunikimi me Policinë e Shtetit Polak, na rezultojnë që kanë precedent në ngjarje huliganizmi të mos lejohen fare të hyjnë në stadium edhe nëse posedojnë një biletë të vlefshme, sepse vendimin përfundimtar për të hyrë apo jo në stadium e merr Policia e Shtetit”, tha Balla.

Balla gjithashtu, nënvizon se një bashkëpunim i mirë mes të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, do të çojë në parandalimin e çdo ngjarje të mundshme dhune gjatë këtij evenimenti sportiv.

“Kam shumë besim që një koordinim më i mirë i të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, qoftë e rendit, Rrugorja apo dhe strukturat e tjera të Antiterrorit apo Strukturat e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, do duhet që të parandalojnë çdo ngjarje dhune në kryqytetin shqiptar gjatë këtij evenimenti sportiv, shtuar këtu dhe përpara ndeshjes dhe pas ndeshjes. Mos harroni kurrë që gjithçka lidhet me imazhin e Shqipërisë”, përfundoi ministri Balla.

Polonia që renditet në vendin e 3 në grup, me 1 pikë më pak se Shqipëria, do tentojë të mposhtë kuqezinjtë në Air Albania për ti marrë vendin, pasi dy përfaqësueset e para shkojnë në Europian.

Ndeshja e parë për eliminatoret e Euro 2024, u zhvillua me 27 mars në Varshavë dhe u fitua 1-0 nga polakët me golin e Sëiderskit.

Të dielën Shqipëria do ketë ndihmën e madhe të tifozëve, pasi 22 mijë biletat janë shitur me kohë, ndërsa sfida do të gjykohet nga një katërshe arbitrash nga Spanja me kryesor Jose Maria Sanchez.

Paraardhëse

Aulona Musta: Nuk e lejoj vajzën të konsumojë pije të gazuara, më quajnë shtrigë

Pasardhëse

Pas tërmetit të fuqishëm, njerëzit e kalojnë natën jashtë, shfaqen të shtrirë dhe të mbështjellë me batanije në rrugët e Marrakeshit

Pasardhëse

Pas tërmetit të fuqishëm, njerëzit e kalojnë natën jashtë, shfaqen të shtrirë dhe të mbështjellë me batanije në rrugët e Marrakeshit

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.