• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nëse doni të më vini në karantinë bëjeni!”, Sonila Meço i përgjigjet menjëherë reagimit të ashpër të kryeministrit Rama

11 March, 2020
në Aktualitet, Kryesore
0
5
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Gazetarja Sonila Meço ka reaguar pas përgjigjes së ashpër që i dha kryeministri Rama në një konferencë ‘live’ lidhur me telefonatën që ajo bëri në studio për të provuar shërbimin e ofruar nga qeveria në numrin 127.

Sonila Meço shkruan:

“Sulm që nuk shpie kund, armiku i vërtetë quhet Covid-19. Disa propozojne, zgjidhja: gazetarët në karantinë, ekranet në karantinë. Kush mendon se bëjmë prova në ekran, kur në kohë reale verifikojmë nëse mijëra mesazhet e njerëzve me emra e mbiemra nëpër telefonat tanë dhe alarmi i gazetarëve në terren është se 127 nuk funksionon e ne në kohë reale qetësojmë publikun se operatoret janë në shërbim, po bën një krim. Po po krim. Imagjinoni gazetarin e Piazza Pulita, që hyn në Spitalin e Cremona-s, që sheh me dhjetra persona në terapi intensive e ndërsa mjekët janë në angazhim maksimal u merr intervistë, të dilte dikush e t’i thosh është kafshërore të bllokosh për ato sekonda mjekun se dikush po vdes. Gazetari po dëshmon, informon, sepse keqinformimi shton panikun. Po, unë mbrëmë isha në transmetim direkt. Telefoni, messengeri, ëhatsapp-i shpërthente nga njerëz që me emra e mbiemra më komunikonin se 127 nuk përgjigjej. Nuk e bëra publike, por nisa mesazh tek autoriteti, pa përgjigje. Gazetari në lidhje direkte më komunikon të njëjtën gjë. Në atë moment e përshëndetur nga autoritetet në studio, jo qeveritarë e as gazetarë, as sehirxhinj pa diplomë mjekësie a shkencore, por pjesëtarë të frontit të parë të betejës, marr 127-ën për të verifikuar nëse mund të ketë difekt, problem e të njoftohen autoritetet. 58 sekonda dhe operatorja me mirsjellje u përgjigj. I mora 10 sekonda, pyeta live dhe biseda dëgjohej nga gjithë publiku:

– A funksionon linja? Po
– Keni patur probleme teknike sot? Jo, por ka ngarkesë
– Ka shumë telefonata? Plot
– Po e mbyll mos ngarkoj linjën…

Qindra e mijra mesazhe me falënderuan, bashkë me autoritetet në studio për qetësimin e panikut. Imagjinoni në 10 sekonda shërbim publik. Në këtë betejë, e keqja quhet Covid-19. Nuk njeh as bindje politike, as cv, as diplomë. Jemi të gjithë të ekspozuar. Me prindër në moshë në shtëpi, fëmijë të trembur, familjarë të frikësuar. E keqja nuk ka emër tjetër.

Nëse doni të vini në karantinë gazetarë dhe ekrane bëjeni!
Nëse kjo lufton coronavirusin, bëjeni!
Kina e bëri me diktaturë dhe shtet të fortë.
Korea e Jugut me paisje novatore.
Italia e neglizhoi, vuri mend me vonesë, por gazetarët janë në raportim të çdo informacioni, nga funksionimini linjave tek sukseset e dështimet e autoriteteve dhe mjekëve.

Zgjidhni cila doni të jeni, por kuptoni se kjo betejë luftohet bashkarisht. Tani një pyetje kam për mendjet e ndritura që mendojnë se bëja prova me 127-ën. Po sikur të qe bllokuar, qoftë nga ngarkesa, sepse ndodh, apo nga një defekt teknik, kush do qe kafshëria e vërtetë, 10 sekonda verifikim për t’ju ardhur në ndihmë teknikëve e uljes së panikut të qindra e mijra telefonuesve, apo mosfunksionimi prej padijenisë dhe paniku i publikut? Dhe ju lutem kthejini ju përgjigje atëherë zonja e zotërinjve që na shkruajnë me emër e mbiemër, cdo minutë, duke na kërkuar informacion e ndihmë! Zonja e zotërinj, që na shkruani e komunikoni, nuk i pëlqen dikujt lart e afër atij lart që të na shkruani e dëshmoni. Falënderimet e këtyre ditëve po ua kthej mbrapsht. Për të shmangur panikun bëjmë gazetarin e përgjegjshëm, por nga sot bëjnë thirrje të na fusin në karantinë. E kanë bërë me mua edhe pa qënë ky i mallkuar virus në qarkullim. Por nuk është ky halli i shqiptarëve. As ne. Mos na bëni ne hallin e tyre. Jemi të gjithë në betejë, në mos si gazetarë, si prindër, bij e njerëz. Sa për ata që duan partinë më shumë se veten, fëmijën e prindërit, ju lutem pyesni autoritetet, para se të lëshoheni. Mjekë, shkencëtarë, njerëz në vijën e parë të betejës. Siç bëra unë mbrëmë,”– shkruan Sonila Meço.

Paraardhëse

OBSH-ja e shpalli pandemi, ja cili është parashikimi i errët për situatën në botë

Pasardhëse

Kreu i Urgjencës tregon shifrën e pabesueshme: Në më pak se 24 orë, ja sa thirrje janë bërë në numrin 127

Pasardhëse

Kreu i Urgjencës tregon shifrën e pabesueshme: Në më pak se 24 orë, ja sa thirrje janë bërë në numrin 127

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.