• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

“Nëse Basha do të ftohet nga SPAK, atëherë mund të zbulohen të gjitha”, Frrok Çupi tregon lëvizjen strategjike që do të shpëtonte PD-në

8 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore
0
464
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Frrok Çupi përmes një komenti të hollë ka propozuar zgjidhjen për ringritjen e PD-së. Sipas tij PD-ja duhet të ndjekë shembullin e Jugosllavisë në vitet ’80-të, të drejtohet jo nga një kryetar i vetëm po një ‘Presidencë kolektive në rotacion’.

Komenti i plotë:

“PD mund t’ia dalë sipas modelit të Jugosllavisë. Ka një shteg ku mund të dalë ‘e sëmura e tre dekadave’ në Shqipëri; dhe ky është modeli i Jugosllavisë në vitet ’80. Ndryshe këta do të bëhen copë- copë brenda për brenda.

‘Shtegu i daljes’ nuk kalon nëpër faktin se Partia Demokratike e Shqipërisë ka disa lidhje me Serbinë (ish- Jugosllavi), sidomos lidhjet me bizneset kriminale të njerëzve të afërt të Millosheviç dhe më në fund me Damir Fazlliç. Jo! Ka spekulime që bëjnë lidhje mes krijimit të PKSH nga jugosllavët Miladin Popovic dhe Dushan Mugosha; por këtu nuk ka shumë paralele. PD-së i duhet të dalë tani nga situata aktuale, dhe kjo mund të bëhet vetëm sipas modelit ‘Jugosllavi- 1980’. Në momentin kur hierarku Tito i Jugosllavisë shkoi nga jeta, Jugosllavia e përçarë në gjashtë republika, bëri jo më ‘një lider’ por një presidencë me gjashtë anëtarë në rotacion.

Edhe Partia Demokratike e ka përdorur këtë formulë, qysh në themelimin e saj. Në dhjetor 1990, PD ngriti ‘Komisionin Nismëtar’, jo Kryesi, as Komitet, as Lider…, por udhëheqje kolektive, kishte frikë nga lufta brenda llojit. Ja, është e njëjta zgjedhje sot: PD nuk mund të ketë më një lider të vetëm. Sa të zgjatë- të zgjatë, por kjo arrihet vetëm me një ‘Presidencë kolektive në rotacion’. Lulzim Basha as mund të qeverisë PD-në, as mund të largohet. Atëherë ‘kullës’ i afrohen disa ngrehina mbajtëse duke shtuar volumin e ‘komisionit të përbashkët’, sa për të zgjatur jetën.

Edhe pse ‘Tito’ i PD sot është mes atyre që hanë njëri- tjetrin, nuk ka më asnjë forcë, përveçse të mbajë Bashën.

Pse nuk mund të udhëheqë Njëshi në PD?

Sepse, më së pari, Njëshi është konsumuar.

Qysh në momentin kur Dr. Berisha hipi në krye të PD, kurrë nuk u ul prej fronit. Edhe kur në krye emëroi ‘kryetarë’ si Selami apo Shehu, këta i përdori si aksesorë të tij; njësoj si në Jugosllavinë post-Tito. Edhe sot Dr. Berisha, në fakt është në krye të PD; por tani nuk funksionon dot më si dikur. Aq më keq nëse hetimet e SPAK mbi Gërdecin etj., do ta afektojnë.

Sepse, së dyti, Njëshi në PD nuk është ‘Njësh’.

Lulzim Basha ka mbërritur në atë post, pikërisht me meritën se nuk është ‘Njësh’. Nuk ishte Njësh as në Holandë ku ‘studioi’ me gruan dhe kuantin, as në Kosovë ku shërbeu në UNMIK nën lidershipin e bijës së Doktorit, as në Rrugën e Kombit ku ky vepronte por përfitimet i shkonin ‘Titos’…, nuk ishte Njësh as në vrasjet e 21 Janarit, edhe këtu ishte Dysh. Nëse edhe Basha do të ftohet nga SPAK, atëherë mund të zbulohen të gjitha.

Sepse as në personalitetin e tij, kryetari Lul Basha nuk është Njësh.

Kurrë nuk ka mbajtur përgjegjësi mbi vete. Çdo mbrëmje jep llogari te kunati dhe familja e gruas cilat ishin përfitimet e ditës. ‘Kulla’ e shembur në Vlorë ishte e vjehrrit, por ky e mbajti në kurriz, si i Dytë; edhe vilat në Tiranë e Lalës i ka ‘të dikujt’, ky nuk është i pari. As listat e deputetëve të PD nuk i bën vetë, por i merr përsipër si i Dytë. Edhe humbjen e thellë në zgjedhjet e 25 prillit do që ta ndajë me dikë tjetër; dhe ‘dikushi tjetër’ mund të fantazohet.

Sepse as dikush tjetër që mund të zgjidhet në krye të PD.

Askush nuk mund të qeverisë i vetëm në Partinë e Dhjetorit- që ishte muaji i fundit i vitit. Këta ia dinë mëkatet njëri tjetrit, që nga korrupsioni gjigand e deri te krimi tjetër: vrasja, zhdukja, lufta, komplotet. Kjo i bën që askush të mos guxojë të jetë i Pari.

Atëherë duhet kthyer te ‘udhëheqja kolektive’, si në epokën para- politike. Ndryshe PD-së nuk i ka mbetur shteg ku të dalë.”-shprehet Cupi.

Paraardhëse

A ka komunikuar me Berishën pasi doli kundër Bashës? Bujar Nishani flet hapur

Pasardhëse

Një ndër anijet më të mëdha kozmike në dekada do të bjerë në Tokë në mënyrë të pakontrolluar, reagon menjëherë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze

Pasardhëse

Një ndër anijet më të mëdha kozmike në dekada do të bjerë në Tokë në mënyrë të pakontrolluar, reagon menjëherë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.