• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Neritan Ceka sulmon OSBE-në: Sa të jetë ky mision në Shqipëri, nuk ka votë të lirë!

20 February, 2019
në Aktualitet, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Neritan Ceka, i njohur  në politikë veç të tjerash dhe si armik i OSBE-së, deklaroi se me këtë mision prezent në vend, Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Duke kundërshtuar vendimin e opozitës për djegie mandatesh, Ceka denoncoi si dikur, rolin e OSB!E-së.

“E kam të vështirë ta them nga pozitat që kam, por nga përvoja politike mendoj që një parti e ka vendin në Parlament dhe në një vend demokratik, nën monitorimin e BE-së, nuk ka zgjidhje tjetër veçse Parlamentit dhe përgatitjeve për zgjedhjet.

Jam i bindur që një parti e fortë, me një traditë gati 30-vjeçare duhet të përgatitet për zgjedhje dhe të bindë njerëzit për zgjedhje, ose të thotë që me këtë popull nuk bëhet demokraci, ky popull që s’ka respekt për votën. 

Pra, ose e ka fajin populli që nuk do votë të lirë, ose e ka fajin partia, pikërisht se këta zotërinj, bashkë me ata të Partisë Socialiste e kanë katandisur këtë vend, në të vetmin që qeveriset nga OSBE-ja në kuptimin e votës së lirë. 

Sa të jetë OSBE-ja në Shqipëri s’ka për të pasur ndonjëherë votë të lirë. 

Sistemin e vendos OSBE-ja dhe, ky vend demokratik bëhet vetëm kur ajo të thotë që votën ta numërojnë ata që votojnë dhe jo ata që votohen”, tha Ceka në Top Talk.  

Ndër të tjera, Ceka tha se nuk ka asnjë lidhje mes 20 shkurtit ’91 dhe aktualitetit politik të sotëm.

“Nuk mendoj se jemi në të njëjtën situatë, tanimë kemi një Shqipëri që i ka institucionet në krahasim me atë periudhë, kur institucionet dolën jashtë funksionit. 

Që me dhjetorin e vitit 1990, Komiteti Qendror që vendoste për gjithçka doli jashtë funksionit; qeveria që s’kishte gjë në dorë veçse ofronte varfëri dhe uri, doli gjithashtu jashtë funksioni. 

Ramiz Alia mbeti për ne vetëm personi i kontaktit për të firmosur për zgjedhjet, por kishte humbur edhe fuqinë për të vepruar. Të mos harrojmë edhe faktin që nuk kishte faktor ndërkombëtar. 

Kurse sot jemi një ‘vagon’ që po ecën drejt BE-së, pavarësisht se nuk jemi ende anëtarë të bllokut”, theksoi ish-politikani veteran.

Paraardhëse

Vendimi i Ruçit për seancën, Berisha nxjerr foton që nuk pritej

Pasardhëse

Kërcënon Putin: Do t’i kthejmë raketat nga SHBA

Pasardhëse

Kërcënon Putin: Do t’i kthejmë raketat nga SHBA

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.