• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë, Erion Veliaj: Një tjetër gur i çmuar në Shqipërinë europiane

6 October, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
17
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nënshkruhet marrëveshja për hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë, ku Veliaj shprehet: “Mirënjohës që zgjodhët Tiranën! Një tjetër gur i çmuar në Shqipërinë europiane”.

U nënshkrua sot në Tiranë, Memorandumi i Mirëkuptimit për hapjen e kampusit të Kolegjit të Evropës.

Kolegji i Europës, një nga institucionet kryesore në zhvillimin dhe promovimin e projektit europian, do të vendoset në një nga simbolet e transformuara të kryeqytetit, te Piramida, ndërtesë që po merr një pamje të re, për t’u shndërruar në qendrën e teknologjisë dhe informacionit për Ballkanin Perëndimor.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi, së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu dhe Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini, u shpreh mirënjohës për faktin se Tirana është përzgjedhur mes shumë qyteteve europiane për hapjen e këtij kampusi.

“Është një kënaqësi e jashtëzakonshme që sot firmosim vendosjen e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë. Vjet Tirana ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë dhe patëm rreth 1600 aktivitete, qyteti gëloi nga jeta. Këtë vit jemi Qyteti Europian i Sportit dhe më vjen mirë që, në këto dy vite ku ne kemi qenë një Kryeqytet Europian në një nga këto tema kryesore, si rinia dhe sporti, praktikisht po mbyllim vitin me një superlajm. Kështu që, jam vërtet mirënjohës që keni zgjedhur Tiranën! Do të jetë një nga tre kampuset, pas Bruzhit dhe Natolinit, dhe besoj do të jetë kampusi më energjik dhe më entuziast, ku do të kemi edhe shumicën e kërkesave për një qytet si Tirana që është “afër detit, afër mbretit”, një qytet plot jetë”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha gjithashtu, se Shqipëria me hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë, po vendos një tjetër një gur të çmuar drejt Shqipërisë evropiane.

“Ne duhet të kuptojmë për çfarë është Bashkimi Europian, ne Bashkimin Europian duhet ta kryejmë këtu. Ka qenë insistimi i kryeministrit që, pjesë e konceptit tonë për të bërë një Shqipëri europiane është edhe prania e institucioneve europiane. Pra, edhe këmbëngulja e tij për të pasur Kolegjin e Europës këtu, ka qenë diçka që ne si Bashki e kemi përqafuar dhe mezi presim të kthehet në histori suksesi. Është ajo që thoshte Zhan Mone: Ne nuk po krijojmë një komunitet shtetesh, po krijojmë një komunitet njerëzish. Ndaj, shpresoj që në këtë komunitet njerëzish, që quhet Bashkimi Europian, ky të jetë një gur i çmuar në Tiranën tonë dhe në Shqipërinë europiane”, deklaroi Veliaj.

Tre palët e nënshkruan Memorandumin në prezencë, edhe të Komisionerit të Bashkimit Europian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi.

Paraardhëse

Albano Bogdo i kërkon falje Beatrix Ramosajt

Pasardhëse

Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka thirret në SPAK

Pasardhëse

Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka thirret në SPAK

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ditën e nesërme (18 Shtator 2025), në seancën parlamentare në Kuvend, do të prezantohet programi qeverisës “Rama 4”. Në kapitullin...

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.