• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Negociatat me BE-në, AMF në krye të delegacionit shqiptar për negociatat në lidhje me shërbimet financiare

7 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
22
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pas hapjes zyrtare të negociatave me Bashkimin Evropian në korrik të këtij viti, Shqipëria ka nisur me fazën e negocimit të kapitujve. Sot në Bruksel u mbajtën takimet shpjeguese për kapitullin 9, “Shërbimet financiare”, ku Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare është institucioni lider. Autoriteti u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv, z. Ervin Mete, në cilësinë e negociatorit të kapitullit 9, ku përfshihen si institucione kontribuese edhe Banka e Shqipërisë, Agjencia e Sigurimit të Depozitave dhe Instituti i Statistikave.

Gjatë takimeve me ekspertët e Komisionit Evropian u theksua se është thelbësore përgatitja për procesin e negocimit të kapitujve dhe përafrimi i mëtejshëm i legjislacionit shqiptar me acquis të BE.

Takimi u hap nga Drejtuesi i ekipit për Shqipërinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Fqinjësisë dhe Zgjerimit në Komisionin Evropian, z. Vincent Rey, si edhe nga fjalët përshëndetëse të znj. Majlinda Dhuka, Ministre Shteti dhe Kryenegociatore e Shqipërisë, si edhe znj. Drita Abdiu Halili, Zv/Kryenegociatore e Maqedonisë së Veriut.

Më tej, ekspertët e Komisionit Evropian bënë një prezantim të direktivave dhe kërkesave që duhet të plotësojë Shqipëria sa i përket kapitullit 9 “Shërbimet Financiare”. Prezantimet e ekpertëve evropianë u përqendruan te Rregulloret dhe Direktivat Evropiane për bankat dhe konglomeratet financiare, infrastrukturën e tregjeve financiare, tregjet e kapitalit dhe shërbimet e investimeve, sigurimet dhe financat e qëndrueshme.

Acquis në kapitullin 9 rregullon shërbimet financiare në fushën bankare, atë të sigurimeve, pensioneve vullnetare, shërbimeve të investimeve dhe tregjeve të titujve, ku Autoriteti mbikëqyr pjesën më të madhe të këtyre tregjeve, ndërkohë që Banka e Shqipërisë mbikëqyr sektorin bankar.

Përgjatë viteve të fundit është ndryshuar një pjesë e konsiderueshme e ligjeve për tregjet nën mbikëqyrjen e Autoritetit, duke i përafruar me Direktivat dhe kuadrin ligjor evropian. Në vitin 2020 u miratuan ligjet e reja për tregjet e kapitalit, sipërmarrjet e investimeve kolektive, si edhe për tregjet financiare të bazuar në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë. Ndërsa në vitin 2021 u miratua ligji i ri për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit. Projektligji i ri për fondet e pensioneve private është në pritje të miratimit nga Këshilli i Ministrave.

Avancimi ligjor dhe rregullator i ndërmarrë nga Autoriteti u nënvizua edhe në Raportin e fundit të Progresit, të Komisionit Europian, publikuar në vitin 2021. Në gjetjet e Kapitullit 9-të “Shërbimet Financiare”, raporti thekson se “është bërë progres në lidhje me rekomandimet e vitit të kaluar përmes miratimit të ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit”.

Paraardhëse

Deklarata e fortë e deputetit të PD-së: Po afrojnë zgjedhjet, qeveria po fik radarët e ngre trarët në kufi për trafikun e drogës

Pasardhëse

Paloka hedh akuza të rënda: Bllako u lirua, pse heshtin Rama dhe Yuri Kim?

Pasardhëse

Paloka hedh akuza të rënda: Bllako u lirua, pse heshtin Rama dhe Yuri Kim?

Diskutime rreth kësaj post




Botë

Netanyahu: Shkatërrimi i boshtit iranian është qëllimi ynë për vitin e ardhshëm

Nga lajme2
22 September, 2025
0

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu shpalli planin e ri ndaj goditjes së armiqve të vendit, duke njoftuar se vitin e...

Trump gati të nënshkruajë marrëveshjen për TikTok, pronësia në shumicë amerikane

22 September, 2025

Luiz Ejlli do futet sërish në “Big Brother VIP Albania”?

22 September, 2025

A është fejuar? Xheneta Fetahu zbulon partnerin e ri

22 September, 2025

Një kandidat nga opozita përballë Manstirliut/ Dashamir Shehi: S’mund të kandidojë një i zbritur nga fshati, milioner”, Alimehmeti dhe Tabaku janë të rinj dhe kanë dije

22 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.