• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Në shtator ndryshon shkolla: Disa lëndë brenda një ore mësimi

12 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme
0
472
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vitin e ri shkollor, pritet të zhvillohen në një orë mësimi disa lëndë bashkë, ku mësimi i kombinuar do të testohet fillimisht me lëndët e shkencave të natyrës si kimi, fizikë, biologji bashkë me matematikën.

Për këtë metodikë është e nevojshme të përdoren pajisje teknologjike.

Në një kohë kur teknologjia është bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë, Ministria e Arsimit po përpiqet që pas pandemisë që ta përfshijë atë gjatë procesit mësimor.

Për të tërhequr më shumë nxënësit e klasave nga e 6 deri në të 9, ndaj lëndëve shkencore, në shkolla do të paraqitet platforma PHET SIMULATIONS si mjet mësimdhënës nëpërmjet animacioneve.

Ky aplikacion është pa pagesë dhe është projekt i realizuar nga Universiteti i Kolorados, ku mund të regjistrohen mësuesit dhe nxënësit e të mësojnë fizikën, biologjinë, kiminë e matematikën duke u argëtuar.

Simulimet janë përkthyer në rreth 90 gjuhë të botës dhe në gjuhën shqipe që në fillimin e krijimit të kësaj platforme.

Megjithatë, në udhëzuesin e përgatitur nga Agjencia e Cilësisë së arsimit parauniversitar parashikohen sfidat që do të ndeshen arsimtarët, ku do ju duhet kohë për të fituar aftësi në përdorimin e platformës për tua shpjeguar lehtësisht më pas edhe nxënësve.

Demonstrimet apo vizualizimet e dukurive të ndryshme fizike, kimike, etj, si dhe punët laboratorike virtuale janë krijuar për të ndihmuar nxënësit të zhvillojnë aftësi të reja kërkimore shkencore, duke e ndërthurur me mësimin tradicional.

Ndërsa për mësuesit mundëson një zhvillim profesional të vazhdueshëm, duke përdorur një gamë të gjerë burimesh informacioni të mësimdhënies.

Platforma phet simulations është përdorur vitet e fundit edhe për hartimin e testit PISA dhe i familjarizon nxënësit me këto ushtrime.

Mirëpo kjo është një risi për institucionet arsimore shqiptare, ku jo të gjitha kanë infrastrukturën e duhur për zhvillimin e mësimit në mënyrë digjitale, ndaj shtatori do të tregojë se si do të funksionojë ky projekt.

Paraardhëse

Policët e surprizojnë hajdutin me tortën e ditëlindjes dhe presin të mbushë 18-vjeç për ta arrestuar

Pasardhëse

Tërmet në Turqi, sa ishte magnituda

Pasardhëse

Tërmet në Turqi, sa ishte magnituda

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.