Partia Demokratike ende nuk e ka bërë publik vendimin e saj nëse do të hyjë apo jo në Kuvend në shtator, kur starton edhe sesioni i ri parlamentar.
Ndërkohë Basha ka urdhëruar nisjen e një analize mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit për të faktuar atë që opozita pretendon si masakër zgjedhore.
Pavarësisht se PD-ja nuk ka një qëndrim zyrtar dhe final për të bojkotuar apo për të qenë prezent në Parlament, aleatët e Bashës duket se nuk e diskutojnë prezencën e tyre në shtator në sallën e Kuvendit.
Sinjali ka ardhur pikërisht nga Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së, i zgjedhur si deputet në listat e PD-së.
“Padyshim në shtator jemi në Parlament për të paraqitur iniciativa ligjore për çështjen çame. Do të rikthehet çështja çame në parlamentin e Shqipërisë, do të tentojë të thyejë heshtjen mbi çështjen çame,” – u shpreh Idrizi gjatë një prononcimi për mediat.
Kujtojmë këtu se edhe Agron Duka i PAA-së pas fitimit të mandatit të deputetit nga lista e PD-së ka deklaruar se nuk do ta bojkotonte Parlamentin në shtator.
Diskutime rreth kësaj post