• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

Në rast krize të sakrifikohet zona e Shengenit?

10 December, 2021
në Botë, Kryesore
0
365
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Macron kërkon që BE t’i ketë nën kontroll kufijtë e saj. Tre javë para se Franca të marrë presidencën e radhës së BE, nga Pallati Élysée vijnë kërkesa të qarta.

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka bërë fjalë për një mekanizëm të ri për mbrojtjen e kufijve të jashtëm në Europë. Në rast krize ky do të shtrihet edhe në zonën e Shengenit, është shprehur Macron në një konferencë shtypi para marrjes së presidencës franceze të BE në Paris. I mundur është edhe dërgimi i forcave të sigurisë dhe materialeve nga shtete të tjera anëtare.

Macron kërkoi edhe kontrollimin politik të zonës së Shengenit sipas modelit të eurozonës. Sipas tij duhet të ketë raunde të rregullta takimi të ministrave, që mund të vendosin për një forcim të kontrolleve të kufijve. “Një Europë sovrane është për mua një Europë që i ka nën kontroll kufijtë e saj”, është shprehur Macron. Ai iu referua situatës në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë, si edhe në Kanalin e La Manshës, ku javët e kaluara sundon një gjendje dramatike e refugjatëve dhe konflikte me vendet fqinjë.

“Ne jemi të vonuar”

“Deri më tani reagimet tona kanë ardhur shumë vonë, kur njëri nga partnerët tanë është lutur për ndihmë”, ka thënë presidenti francez. Gjatë presidencës franceze Macron kërkon të shënohet progres në paktin europian të migracionit, që parashikon një ndarje më të drejtë të refugjatëve në Europë. Për këtë është e nevojshme që “të bashkëpunohet me vendet e tranzitit dhe të origjinës, për të luftuar bandat e kontrabandistëve”. Macron është i mendimit, se rregullat e azilit duhet të harmonizohen dhe të thjeshtëzohen.

Nga ana tjetër Macron kërkoi edhe rishikimin e rregullave të BE për borxhet shtetërore. Për të justifikuar nevojën për investime të reja pas pandemisë së Coronës duhet që korniza buxhetore të riformatohet, kërkoi Macron. Rregulloret e BE për buxhetin bazohen në Marrëveshjen e Maastrichtit të vitit 1992, sipas të cilave borxhet e reja të shteteve anëtare nuk duhet të kalojnë 3% , kurse borxhi përgjithshëm nuk duhet të jetë më shumë se 60% e kapacitetit ekonomik të një vendi. Zbutja e rregulloreve të marrjes së borxheve kërkohet prej kohësh nga vendet jugore të BE. Gjermania dhe vende të tjera si Holanda, Danimarka e Suedia janë në mënyrë strikte kundër./DW

Paraardhëse

Moti i keq në vend, ARRSH tregon akset ku duhet treguar kujdes: Përdorni zinxhirë dhe goma dimërore

Pasardhëse

Basha në orët e fundit si kryetar i PD

Pasardhëse

Basha në orët e fundit si kryetar i PD

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

La garën në mes, Ilir Vrenozi tregon arsyet në ‘Shqipëria Live’: E ndava mendjen kur u futa brenda…

Nga lajme10
14 January, 2026
0

Menjëherë pasi la garën, Ilir Vrenozi ka dhënë një intervistë për Shqipëria Live me Sidorela Gjoni. Ai tregoi arsyet se...

Rama pas vërshimeve: Të gjithë të dëmtuarit do të dëmshpërblehen

9 January, 2026

Paloka: Me paçavure e zhgarravina po justifikohet pasuria e Edi Ramës, SPAK të ndjekë paranë

9 January, 2026

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

8 January, 2026

Shiu dhe bora e “okupojnë” Shqipërinë, regjistrohet viktima e parë

8 January, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.