Europarlamentari David McAllister ka ftuar përfaqësues të parlamentit të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Konferencën për të ardhmen e Europës.
I pranishëm në Samitin e përvitshëm ne Firence, MacAllister në prani të kryeministrit Edi Rama, tha se përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin pjesë në Konferencën për të ardhmen e Europës, pasi një ditë do të jenë pjesë e saj.
Komenti i Mcallister:
“Gjithmonë kam kërkuar në mënyrë shumë aktive që duhet të përfshijmë të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet te kemi një pjesëmarrje nga parlamentarët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile. Nuk jam unë përgjegjës për këtë gjë, por duhet sepse ne duam që këto vende të jenë pjesë e Europës,”- tha Mcallister.
Diskutime rreth kësaj post