• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Në prag të Bashkimit Evropian!

3 November, 2017
në Opinion
0
10
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Resul Resulaj

Shpeshherë duket sikur historia përsërit vetveten. Për Bashkimin Evropian mesi i viteve 80′ është i ngjashëm më atë çka po përjeton prej tashmë dy vitesh. Njëlloj si në ato vite kur Bashkimi Evropian, asokohe Komuniteti Ekonomik Evropian, haste probleme të vazhdueshme me refuzimin e Britanisë së Theçerit për të paguar kontributet e detyrueshme brenda unionit, po ashtu edhe  në këto dy vitet e fundit referendumi i BREXIT është çështja e ditës për kontinentin e vjetër. Në të dyja rastet, në të dyja situatat rrugëdalja është përpjekur të gjendet në mënyrë orgjinale të cilën vetëm BE mundet ta bëjë. Në mes të vitëve 80′ Jacques Delor shpalosi dokumentin e bardhë për të ardhmen e Evropës, të njejtën gjë bëri edhe Jean Claude Juncker në mars të këtij viti me dokumentin e publikuar “white paper” i cili paraqet skenaret për funksionimin e BE në dekadat e ardhshme.

Natyrisht kjo panoramë e përgjithshme mbi situatën në të cilën ndodhet aktualisht Bashkimi Evropian, të lë të kuptosh një të vërtëtë shumë të hidhur për ne shqiptarët. Faktin që Bashkimi Evropian aktualisht nuk është gati për zgjerime të reja, fakt ky i përsëritur në mënyrë periodike gjatë viteve të fundit nga elita politike e Brukselit. Por kjo nuk duhet të na bëjë pesimist, përkundrazi.

Pak javë më parë u gjenda në trajnimet e Shkollës Verore Evropiane, dijet e akumuluar përgjatë këtyre ditëve më ndihmuan për të kuptuar ecurinë, proceset integruese, dinamikat e brendshme, faktorët nxitës, faktorët frenues, akordimin e fondeve,  diskutimin kapitull për kapitull të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian etj. Por mbi të gjitha u bëra më optimist për këtë proces. Ndaj bindjen se vendi ynë ndodhet më pranë Bashkimit Evropian se kurrë ndonjëherë më parë gjatë viteve të tranzicionit. Optimizmi i shfaqur kurrsesi nuk anashkalon sfidat në të cilat përballet vendi ynë për rritjen e standarteve të jetesës, reformën administrative, reformën në drejtësi, investimet në infrastukturë, organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të gjithëpranueshme etj.

Jam i prirur të pësoj se në vitin 2018 do çelen negociatat e antarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. E thënë në këtë mënyrë ngrihen pikëpyetje mbi shumë çështje të rëndësishmë për vendin tonë. Mes të cilave mund të rendisim: A është gati Shqipëria për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian? A është zgjidhje e duhur përfshirja integrimit evropian në Ministrinë e Jashtme? A ka Shqipëria një ekonomi prioritare dhe konkuruese për Bashkimin Evropian? A ka Shqipëria një ekip negociues të gatshëm në momentin e çeljes së negociatave? Së fundi, për çfarë i duhet Shqipëria BE-së?

Për ti marrë çështjet shkurtimisht hap pas hapi. Në momentin që flasim Shqipëria është gati të jetë anëtare e BE-së pas përfundimit të etapës së negociatave. Në videomesazhin e komisionerit për zgjedhim Johanes Hahn dedikuar posaçërisht Shkollës Verore Europiane u shpreh për “mundësitë që shtrihen para për Shqipërinë” duke lënë të kuptohet për çeljen së shpejti të negociatave për Shqipërinë. Jam i prirur të besoj se reformat e ndërrmara apo që janë në proces implementimi, ku do veçoja reformën në drejtësi, do çojnë Bashkimin Evropian në një vemdimarrje pozitive në gjashtë mujorin e parë të 2018-ës.

Qeveria “Rama 2” përveçse një qeveri e vogël, bëri shumë ndryshime në ndarjen e kompetencave mes dikastereve ministrore. Më e rëndësishmja mendoj se është kalimi i integrimit evropian në Ministrinë e Jashtme. Ky është një prej vendimeve më të kritikuara të qeverisë “Rama 2”. Shumëkush hodhi mendimin se kompetencat e integrimit evropian duhet ti kalonin Zv/Kryeministres dhe të tjerë që Ministria e Integrimit nuk duhej të shkrihej. Në gjykimin tim më tepër sesa çështje dikasteri, integrimi duhet konsideruar si çështje prioriteti kombëtar. Kjo nuk është pratikë e re për vendet aspirante në Bashkimin Evropian, e njëjta praktikë është ndjekur më herët edhe nga vende të tjera që kanë ndjekur procesin e anëtarësimit në BE.

Natyrisht roli që merr Ministria e Jashtme në këtë proces, e kanalizon integrimin evropian në një drejtim të vetëm nga dy apo tre që mund të ishte më parë dhe nga kjo pikëpamje e bën më fleksibël procesin negociues. Pavarsisht kësaj Shqipëria ka disa disfavore në raport me Bashkimin Evropian që lidhen mospasjen e një ekonomie prioritare të fokusuar drejt buqësisë apo turizmit si dhe mospasjen e një ekipi teknicienësh për etapën e negociatave me unionin që pritet të hapet në pranverën e 2018-ës.

Natyrisht, vendi ynë ka se çfarë i ofron Bashkimit Evropian. I ofron një vend me popullsinë më të re në Evropë, një vend i cili gati 1/3 e popullsisë e ka në vendet e Bashkimit Evropian, një vend i cili ofron mundësi të pafundme turizmi dhe së fundi një vend i cili përherë ka qënë pjesë integrale e Evropës së bashkuar.

 

Paraardhëse

800 mijë euro në makinë e dy patenta në emër të Tahirit, ja kush është i riu i arrestuar

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë 4 nëntor 2017

Pasardhëse

Horoskopi ditor, e shtunë 4 nëntor 2017

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.