Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi se buxheti po bie me shpejtësi.
“Vetëm këtë muaj shohim një rënie të mundshme deri në 70 milionë dollarë dhe muajt e tjerë goditja mund të dyfishohet. Është njëlloj si një plagë e rëndë në trup, që fillon humbet gjak. Masat e marra nga qeveria mbrojnë qytetarin nga virusi. Unë kam eksperiencën modeste, nuk e kam parë ndonjëherë situatën kaq të vështirë ekonomike në 30 vite. Kam përjetuar vitin 1992, 1997. Kam qenë asistent i ministrit të Financave”, u shpreh Ahmetaj në News24.
Diskutime rreth kësaj post