Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë një lajm të mirë, duke njoftuar se vetëm në dy muajt e fundit kanë ardhur në jetë 1200 bebe të shëndetshme në dy maternitetet e Tiranës.
“Në këto kohë të vështira për të gjithë sistemin shëndetësor në përballje me Covid-19, ekipet mjekësore në maternitetet tona, po bëjnë një punë shembullore, që nënat dhe të porsalindurit të jenë të sigurt e të shëndetshëm në këtë situatë të pazakontë.
Vetëm në dy maternitetet e Tiranës më shumë se 1,200 bebe kanë ardhur në jetë shëndosh e mirë gjatë dy muajve të fundit. Jeta triumfon”, – shkruan Manastirliu.
Diskutime rreth kësaj post