• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Në mbyllje të mandatit diplomatik në Shqipëri, Yuri Kim zbarkon në zyrën e kryeparlamentares Nikolla

21 June, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
24
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ambasadorja e SHBA me rastin e përfundimit të misionit në Shqipëri ka nisur një tur vizitash me krerët më të lartë të politikës për të dhënë lamtumirën diplomatike.

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, priti sot ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, me rastin e përfundimit të misionit të saj në Shqipëri.

Nikolla vlerësoi kontributin e ambasadores Kim në forcimin e partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA si edhe bashkëpunimin e ngushtë me Kuvendin e Shqipërisë.

“Misioni juaj në Shqipëri ishte mjaft i suksesshëm. Gjatë shërbimit tuaj u shënua 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara; Shqipëria filloi negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian; avancoi reformat e rëndësishme, sidomos reformën në drejtësi, vijimin e vetting-ut, plotësimin dhe bërjen funksionale të organeve të qeverisjes së sistemit, i dha fund kulturës së pandëshkueshmërisë; u rrit roli i Shqipërisë në zhvillimet, bashkëpunimin dhe integrimin rajonal; u forcua partneriteti strategjik shembullor mes Shqipërisë dhe ShBA në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së; ShBA mbështetën dialogun Kosovë-Serbi dhe zgjidhjen sipas Planit Evropian të këtij dialogu dhe bashkëpunimit mes dy vendeve.”, theksoi Nikolla.

Gjithashtu ajo i uroi ambasadores Kim suksese në vijimin e karrierës në Departamentin e Shtetit dhe shprehu bindjen se kudo që të punojë dhe kudo që të ndodhet, do të jetë gjithmonë një mike e mirë e shqiptarëve dhe e Kuvendit të Shqipërisë.

Ambasadorja Yuri Kim gjithashtu falënderoi kryetaren Nikolla për vlerësimet dhe vuri në dukje se ishte me fat që shërbeu në Shqipëri në kohë domethënëse për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara, por edhe në kohë të vështira të zhvillimeve ndërkombëtare.

Paraardhëse

Zbardhen detaje të reja nga aksioni i policisë në MEK, ja nga ka ardhur sinjalizimi për aktivitetin e paligjshëm

Pasardhëse

Çfarë ndodhi me aktorin? Bes Kallaku shfaqet buzë rrugës me kallash në dorë

Pasardhëse

Çfarë ndodhi me aktorin? Bes Kallaku shfaqet buzë rrugës me kallash në dorë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.