• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

“Në Lurë ka ardhur vetëm Mehmet Shehu”, Rama: Ishalla do shkojë ndryshe puna ime

16 June, 2018
në Kryesore, Politikë
0
11
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Lurë për prezantimin e projektit të “100 fshatrave”.

Kreu i qeverisë u bëri thirrje vendasve që të investojnë në agroturizëm pasi në këtë mënyrë do të shpëtojnë nga varfëria.

Por në këtë takim nuk munguan as batutat me fshatarët e Lurës, të cilëve Rama u premtoi se do i ndërtonte rrugën por me shaka u tha: “Mos më shkruani që sot në Facebook pse nuk është bërë rruga, se nuk bëhet kaq kollaj sa thuhet fjala”.

Më tej teksa po  bashkëbisedonte me fshatarët Rama i pyeti se cili nga zyrtarët e shtetit kishte ardhur këtu dhe ata thanë vetëm Mehmet Shehu.

Dhe Rama duke qeshur tha “ishalla puna ime do të shkojë ndryshe nga ai”.

“Qeveria ka një program të posaçëm për Rilindjen rurale, për krijimin e 100 modeleve në 100 fshatra të ndryshme të Shqipërisë, ku përfshihet dhe Lura.

Ka shumë fshatra që janë të jashtëzakonshme për nga bukuria e historia, por janë shumë larg rrugës së tregut për të krijuar një zhvillim bujqësor apo blegtoral, pyetja është çfarë mund të bëhet?

Në vend se të synohet e pamundura dhe njerëzit të strapacohen nga momenti kur del drita e kur bie errësira për të prodhuar në bujqësi e duke mbijetuar, të kthejnë sytë nga shfrytëzimi i bukurisë natyrore e t’i drejtohen agroturizmit.

Një rrugë skëterrë e një distancë kaq e largët nga rruga kryesore, është një mundim i madh të mbjellësh domate e qepë e të marrësh gjithë këtë rrugë për t’i shitur në qytet. Për të dalë nga këtu në treg mundësia është minimale, po ka një mundësi tjetër për ta bërë tregun të vijë këtu.

T’i bësh njerëzit të vijnë nga Tirana e Europa të vijnë këtu. Të gjejnë këtu këtë bukuri natyrore e të shijojnë diçka që nuk e gjejnë në një vend tjetër.

Unë besoj që agroturizmi është potencial i jashtëzakonshëm që nuk e kemi të shfrytëzuar, por po ta bëjmë dalin nga varfëria të gjitha familjet që e bëjnë.

Flasim për një jetë që të jep më shumë të ardhura se puna në shtet apo privat. Jam i bindur që duke hapur këtë rrugë, do të ketë me mijëra emigrantë që duke investuar paratë, do fitojnë më shumë nga ai aktivitet se sa duke fituar si punëtorë në Greqi e Itali” -tha Rama gjatë bashkëbisedimit me banorët e Lurës.

Paraardhëse

Radhë të gjata, çfarë po ndodh në doganën e Morinës

Pasardhëse

Avokati ngre alarmin: Në burgjet shqiptare ka të infektuar me SIDA

Pasardhëse

Avokati ngre alarmin: Në burgjet shqiptare ka të infektuar me SIDA

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.