Analisti Arjan Curri, i tha deputetit Ervin Salianji në emision, se në sallën e Pallatit të Kongreseve, ka patur edhe koleg të tij, pra pedagogë, të cilët nuk janë delegatë të PD, por thjesht kanë qenë aty për të mbushur sallën. Po kështu, në sallë ka patur edhe fëmijë.
Salianji e pranoi këtë gjë, duke pohuar disa herë se në sallë kishte edhe simpatizantë dhe militantë, çka e çon shifrën e pjesëmarrësve sipas Bashës, në mbi 5004 pesona, në një sallë që mban vetëm 1958 njerëz!
Pjesë nga intervista në MCN Tv:
Arjan Curri: Mediat raportuan edhe prezencë të minorenëve. Një prej tyre ka votuar madje. Si mund ta shpjegoni këtë? Çfarë kuptimi ka prezenca e fëmijëve dhe a ka vlerë vota e tyre? Kam patur edhe kolegë, që kanë mbushur rradhët e Kuvendit. Ata ndoshta mund të justifikohen me interes shkencor, por nuk janë delegatë.
Ervin Salianji: Ka patur anëtarë dhe simpatizantë, apo fëmijë të prindërve që kanë qenë në sallë. Këta nuk janë votues dhe nuk përfshihen. Dikush mund të ngrejë kartonin, nuk ka ndonjë… Nga ata 5004 nuk del njeri të kontestojë.
Arjan Curri: Në sallë ka patur edhe simpatizantë?
Ervin Salianji: Po patjetër. Kuvendet janë të hapura.
Diskutime rreth kësaj post