• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Në krye të PD, Kulluri: Berisha zhgënjeu më shumë se Basha

25 July, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
283
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Edvin Kulluri deklaron se Sali Berisha zhgënjeu më shumë se Lulzim Basha me drejtimin e partisë.

Në studion e ABC Live, Kulluri theksoi se procesi i zgjedhjeve të brendshme të partisë ishte i nxituar. Sipas tij, Berisha premtoi primare dhe bëri emërime, duke vepruar njësoj si Lulzim Basha.

“Ilir Meta aty ku ka qenë, ndryshon vetëm zyra. Në 2 mars kam qenë vetë në shesh për një Çështje të drejtë për Gjykatën Kushtetuese. PD mori pjesë nga halli. Por Meta do ta ketë të vështirë ti bashkohet një procesi opozitar fitues. Të gjithë aktorët aty kanë qenë. Kjo opozitë ka humbur në 2021, kjo lloj opozite pra, ajo PD që nuk ngjall besim. Tani jemi edhe më keq. PD është shumë më keq se para një viti.

Janë të përçarë sepse procesi i nxituar i zotit Berisha solli një zhgënjim më të madh se Basha. Ato nuk ishin zgjedhje, por një gënjeshtër e madhe. Duke premtuar primare, por duke bërë emërime. Kjo që ka bërë zoti Berisha që janë i njëjti ekip i Bashës, po vijnë vërdallë kot. Kanë tradhtuar parimet për të cilat u ngritën.

Meta është goditur edhe fizikisht me njerëzit e maxhorancës. Sa vota prodhuan? Pse do të prodhojë më shumë këtë herë?

Ne jemi në një krizë politike shumë të rëndë. Përgjegjësinë më të madhe e kanë këta që kanë drejtuar. Duhet të pranojmë që kemi një problem autokracie. Në opozitë kemi të njëjtin model, flet Berisha, të gjithë cicërojnë pas ti”, deklaroi Kulluri.

Më tej ai shton se përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve nuk ishte vetëm Lulzim Basha dhe për këtë dorëheqje duhet të kishte dhënë edhe Monika Kryemadhi.

“Këtu hapësira demokratike është mbyllur. Pse vetëm Lul Basha i humbi zgjedhjet? Mbajti përgjegjësi zonja Kryemadhi, dha dorëheqje ajo? Jo. Po kryetarët e partive të tjera që kanë 25 vjet që e drejtojnë dhanë dorëheqjen. Këta gjetën Lulin, ai tani është i lumtur. Këta janë bashkëfajtorë me ta. U kthye i pari kryetar partie në meme”, deklaroi Kulluri.

Paraardhëse

E zbulon paraardhësi i tij, kush do jetë drejtor i kabinetit të presidentit Begaj

Pasardhëse

Berisha u bën thirrje qytetarëve për protesta: Të përgatitemi për betejën finale

Pasardhëse

Berisha u bën thirrje qytetarëve për protesta: Të përgatitemi për betejën finale

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.