• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Në krah të kuksianëve, ish-mësuesja e djalit të Edi Ramës: Nesër dua të shkoj në Kukës

3 April, 2018
në Kryesore, Politikë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-mësuesja e djalit të Edi Ramës, Entela Seferi Kasi i është bashkuar zërave qytetarë kundër veprimeve të kryeministrit të Shqipërisë.

Nesër dua të shkoj në Kukës, për të qenë pranë qytetarëve dhe banorëve të atij vendi që në kohën e luftës së Kosovës hapi dyert e mbajti tej çdo mundësie shqiptarët e Kosovës.

Nesër dua të shkoj në Kukës, qytetin e nominuar për çmimin prestigjioz Nobel për paqe, të cilit prej ditësh i kanë tronditur paqen këtë parim e vlerë të njerëzimit.

Nesër dua të shkoj në Kukës, bash atje ku si në asnjë vend të Evropës lindore shteti diktatorial ekzekutoi me varje në litar poetin Havzi Nela pasi e akuzoi edhe për terrorizëm!

Nesër dua të shkoj në Kukës, për të takuar miqtë e mi pa dallim bindjesh politike e ata si gjithmonë bujarë e plot dinjitet do të më presin për kafe diku tek American Corner apo kudo qoftë në qytet.

Nesër dua të shkoj në Kukës për t’i thënë të gjithëve atyre që kanë veshë – Mos luani me një popull të cilit i keni ngulur thikën në asht në diktaturë e po ashtu në tranzicion, e jo vetëm, pabesisht e pa drejtësisht!

E nëse nesër do të arrij në Kukës atje miqtë e mi vendasit, do të më japin kopjen e vetme të romanit ‘ Të Korrat e Krishtlindjeve’, sepse pikërisht atje ka mbetur si mur gjaku monumenti I lirisë që nuk u ndërtua dot kurrë në këtë Shqipërinë e marrë peng nga politikanët që kurrë nuk vepruan dot si burra shteti!

Nëse nesër nuk do të jem dot në Kukës atëherë do kemi mbetur rrugëve të kombit duke u endur në askund por në skllavëri të plotë!

Entela Kasi

Shkrimtare

Presidente e Albanian PEN Centre,

Qendra PEN e Shqipërisë

Qendër e PEN International në Tiranë

Paraardhëse

Njihuni me shenjat e horoskopit që lëndojnë të tjerët me të vërtetat e tyre

Pasardhëse

Patozi këshillë Edi Ramës për të rregulluar frymëmarrjen

Pasardhëse

Patozi këshillë Edi Ramës për të rregulluar frymëmarrjen

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.