• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Në këtë shtet bëhesh me pasaportë BE-je po të investosh

20 February, 2019
në Kryesore
0
8
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Atij që investon 250 mijë euro për nëj imobilie në Greqi i hapet porta për në Bashkimin Europian. Biznesi me “Golden Visa Programm” po përjeton bum. Kërkesa vjen kryesisht nga Kina, Rusia dhe Turqia.

“A ëndërroni edhe ju për një jetë në Greqi apo në BE?”, Kjo reklamë për qytetarët jashtë BE-së, është vendosur në mënyrë të spikatur direkt para parlamentit në Athinë.

Kësaj ftese i përgjigjen më kënaqësi shumë kinezë, rusë apo turq. Kush investon në Greqi 250 mijë euro në pasuri të paluajtshme, e ka në xhep pasaportën e BE-së. Më lirë se kaq pasaporta e BE-së nuk gjendet askund tjetër. Shefi i “Enterprise Greece”, i cili bën reklamë në mbarë botën me “Golden Visa Programm”, nuk e pranon që është kaq e lehtë. “Ka kontrolle të rrepta, që ndërmerren nga ambasadat dhe bankat për prejardhjen e parasë dhe kurikulumin e njerëzve. Mos harroni, se ka raste, në të cilat verifikimi zgjat dy vjet. Do të habitesha, nëse do të kishte edhe vetëm një rast të vetëm, në të cilin të jetë konstatuar kundërvajtje e megjithatë të jetë lëshuar viza e artë.”

Megjithatë biznesi me vizat e arta është në bum. Kërkesa rritet vazhdimisht. Nikos Sepentzis është sekser dhe vazhdimisht në lëvizje me partneren e tij kineze të biznesit. Sekserët presin shumë të interesuar në Athinë. Disa njerëz, që kanë shumë para, janë të interesuar për imobilie luksi, ndonëse ata duan vetëm të marrin vizën e artë, thotë bashkëpunëtorja e tij. Nikos Sepenzis shtone, se “Ata nuk interesohen vërtetë për shtëpinë, ata duan të investojnë 250 mijë euro, sepse kjo u mjafton për lirinë e lëvizjes në BE.”

Në fakt kinezët lejohen të nxjerrin vetëm 50 mijë euro për person nga vendi. Por sekserët e thonë hapur, se gjenden gjithmonë rrugë për t’u devijuar rregullave. Konsullata kineze dhe autoritetet për bizneset financiare, që hetojnë për pastrim paraje, refuzojnë të japin intervistë.

Gati dhjetë mijë pasaporta janë lëshuar vitin e kaluar, e kësisoj janë derdhur rreth një miliardë euro në arkën greke. Jens Bastian, konsulent ekonomik ve në dukje: “Po, Greqia sërish po merr investime p.sh. jo vetëm nga kinezët por edhe prej rusëve e turqve, që investojnë në programin e vizës së artë. Por origjina e këtyre parave dhe reputacioni i atyre, që i blejnë këtu imobiljet, p.sh. nga Kina – duhet të verifikohet. Në këtë drejtim shtrohen pak pyetje”.

Korrupsion, pastrim paraje, largim i kapitalit, evazion fiskal – këto janë akuzat në kontekstin e shitjes së pasaportave. Megjithatë ky lloj biznesi në shumë vende anëtare të BE-së është kthyer në një burim të sukseshëm të ardhurash. Giorgos Kyrtsos është deputet i partisë Nea Demokratia në parlamentin e BE-së. Partia e tij e ka iniciuar asokohe programin e vizës së artë. Sot ai kërkon nga Brukseli më shumë kontroll. “Gjendja është e përshtjelluar. Nga njëra anë disa blejnë qendrimin në BE dhe nga ana tjetër janë ata që janë në nevojë, të cilët shtypen ose politikisht ose ekonomikisht dhe duan të vijnë në BE, ku nuk janë të mirëseardhur”./DW

Paraardhëse

Edi Palokës nuk i del inati me Ramën, i rrëzon “bustin” (FOTO)

Pasardhëse

Meta për djegien e mandateve: Veprim ekstrem, opozita të tërhiqet

Pasardhëse

Meta për djegien e mandateve: Veprim ekstrem, opozita të tërhiqet

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.