• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndryshon financimi për ujësjellësit, jo më para për pagat e punonjësve

9 October, 2018
në Aktualitet, Ekonomi, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Sikurse ishte paralajmëruar, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka ndryshuar metodologjinë që do të përdorë për subvencionimin e shoqërive të ujësjellës-kanalizimeve nga buxheti i shtetit. Përmes një udhëzimi që mban datën 4 tetor, përcaktohet se vlerësimi i nevojave për subvencione, si dhe detajimi dhe shpërndarja e tyre nga Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve do të bazohet në të dhënat e raportuara nga këto shoqëri si dhe në ecurinë e përmbushjes së kritereve të përcaktuara në kontratat e performancës, lidhur ndërmjet Agjencisë dhe bashkisë ku ato operojnë.

Ndërkaq, udhëzimi i ri përcakton edhe mënyrën sesi duhet t’i shpenzojnë ujësjellësat paratë e marra nga buxheti i shtetit. Kështu, 40% e fondit të përgjithshëm të subvencionit do të shkojë për mbulimin e kostove direkte të operimit, duke saktësuar se këto para’ do të shpenzohen vetëm për blerje klori dhe për të paguar faturat e energjisë elektrike.

Ndërkohë që, 60% e subvencionit do të duhet të shkojë për nxitjen e performancës së tyre dhe më konkretisht, për subvencionimin e lidhjes së kontratave dhe vendosjen e matësve për kategoritë në nevojë, për pajisjen me matës prodhimi dhe aparate klorifikimi; për pajisjen me matës konsumi apo për të përballuar riparimet dhe mirëmbajtjet.

Gjithashtu, shkruan Scan.tv, shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve detyrohet të shpenzojnë këto subvencione për financimin e projekteve të zbatimit, studimeve të fizibilitetit apo për blerjen e makinerive, pajisjeve që i ndihmojnë në realizimin e objektivave, sipas biznes planit të miratuar. Deri më tani subvencionet e dhëna nga buxheti i shtetit, në masën 80% shkonin për përballimin e kostove neto, duke përfshirë pagat edhe sigurimet e punonjësve, ndërsa 20% e tyre për përmirësimin e performancës e më konkretisht për përballimin e riparimeve dhe mirëmbajtjet kapitale të aseteve që zakonisht mbulohen nga vlera e amortizimit, pa tejkaluar vlerën e tij në koston e vitit.

Paraardhëse

Euro shënon ditën e shtatë në rënie, ja sa u këmbye sot (FOTO)

Pasardhëse

Salianji i nervozuar debaton ‘live’: Po të toleroj si shumë. Gazetarja: Nëse me ngatërroni me një kukull, gaboni rëndë

Pasardhëse

Salianji i nervozuar debaton ‘live’: Po të toleroj si shumë. Gazetarja: Nëse me ngatërroni me një kukull, gaboni rëndë

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.