• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndryshojnë rregullat, ja çfarë duhet të bëni tani për të lëvizur në Shengen

9 September, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Bashkimi Europian ka aprovuar sistemin e informimit dhe autorizimit për udhëtimet ETIAS.

Në një interviste eskluzive, zëdhënësja e komisionerit Avraamopoulos, Tove Ernst, shprehet për ABC News, se bazë të sistemit elektronik ETIAS, qytetarëve të Ballkanit do t’ju duhet gjithashtu të aplikojnë online për të marrë një autorizim për të udhëuar në zonën Shengen.

Aplikimi është shumë i shpejtë, i lehtë për t’u bërë dhe merr 10 minuta vetëm duke qenë i pajisur me pasaportë. Verifikimi automatik bëhet në bazë të disa grupeve të të dhënave, siç është Sistemi i informacionit të Shengenit, Europoli, Interpoli.

Nëse sistemi shënon problem, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale nga autoritetet e shtetit ku kërkon të udhëtojë përsoni, ose nga Rojet europiane kufitare. Në këtë rast, përgjigjja e aplikimit do të marrë disa ditë dhe nëse ka një problem që duhet zgjidhur do të marrë maksimumi 4 javë.

Pyetje: “Bashkimi Europian miratoi rregulloren lidhur me sistemin evropian të informimit dhe autorizimit të udhëtimit (ETIAS). Në bazë të këtij sistemi, qytetarëve Ballkanit, përshirë ata të Shqipërisë, do t’ju duhet të aplikojnë online para udhëtimit të tyre në zonën Shengen. Si funksionon sistemi ETIAS”?

Tove Ernst, zëdhënëse e KE-së: “Shumë vende, përfshirë qytetarët e Ballkanit, por edhe nga Kanadaja dhe SHBA do t’ju duhet të aplikojnë online për një autorizim para udhëtimit të tyre. ETIAS është një sistem autorizimi elektronik, siç është ai i Kanadasë, SHBA-së apo Australisë.

Sipas statistikave që kemi, shumica dërmuese e aplikantëve nuk do kenë problem për të marrë një përgjigjje pozitive dhe autorizim për udhëtim. Aplikimi është shumë i shpejtë dhe i lehtë për t’u bërë. Ai merr normalizht 10 minuta dhe përfundon me një përgjigje pozitive dhe autorizim brenda. Ajo që duhet theksuar është që nuk është një vizë, por një autorizim udhëtimi”.

Pyetje: “Cilat janë kategoritë apo personat që rrezikojnë t’ju refuzohet aplikimi”?

Tove Ernst: “Në raste kur sistemi sinjalizon një anomali, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale. Edhe këtu ne presim që verifikimi të çojë në një rezultat pozitiv. Nëse nuk çon në një përgjigjje pozitive, kjo do të thotë që ka një alarm të caktuar për personin në fjalë”.

Pyetje: “Eshtë Europoli apo Interpoli që do t’i verifikojë të dhënat”?

Tove Ernst: “Për shumica dërmuese të rasteve, përgjigja është automatike. Kur bëhet aplikimi elektronik, duhet vetëm pasaporta. Sistemi pastaj bën verifikimin automatik në bazë të disa grupimeve të të dhënave, siç është Sistemi i informacionit të Shengenit, Europoli, etj.

Nëse sinjalizohet një anomali, verifikimi do të bëhet në mënyrë manuale nga autoritetet e shtetit ku kërkon të udhëtojë përsoni, ose nga Rojet europiane kufitare. Në këtë rast, përgjigjja e aplikimit do të marrë disa ditë dhe nëse ka një problem që duhet zgjidhur, atëherë përgjigja do të marrë maksimumi 4 javë”.

Pyetje: “A është konceptuar ETIAS si një sistem që ndalon abuzimet në zonën Shengen, apo gjithashtu për të parandaluar terrorrizmin dhe krimin e organizuar”?

Tove Ernst: “Sistemi është konceptuar pikërisht për këtë. Kjo i jep mundësi shteteve anëtare që të verifikojnë paraprakisht nëse ka persona që duan të udhëtojnë në BE që përbëjnë rrezik sigurie,të tipit dyshime për kryerjen e një krimi, nëse është lëshuar një mandat arresti europian ndaj tyre dhe raste të tjera. Pra, ne do të dijmë paraprakisht nëse ka një rrezik lidhur me një person të caktuar para se ai të kalojë kufirin.

Kjo na jep mundësi që ta parandalojmë rrezikun para se të depërtojë në territorin europian. Mbron Bashkimin Europian dhe qytetarët europianë. Momentalisht, nuk do të ndryshojë gjë për qytetarët e Ballkanit, por në vitin 2021, kur sistemi do të jetë operacional, atyre do ju kërkohet të bjënë aplikimin online ETIAS”.

Paraardhëse

“Mam, me zor e kam mbyll këngën për ty sepse vetëm qaj” (FOTO)

Pasardhëse

Dhjetra dhi në majë të malit, çfarë bëhet sot me Gertën që përloti shqiptarët (FOTO)

Pasardhëse

Dhjetra dhi në majë të malit, çfarë bëhet sot me Gertën që përloti shqiptarët (FOTO)

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.