• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Ndryshimet që anashkaluan Çadrën dhe ruajtën balancat e vjetra Rama-Meta

13 March, 2017
në Opinion
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Ardit Rada

Me emërimet e reja në kabinetin  qeveritar kryeministri Edi Rama ka shuar sot çdo mëdyshje rreth qëllimit të krizës që shkaktoi po vetë gjatë orëve të fundit. Nuk ka më dyshime që ai nuk po tentonte një flirt në distancë me çadrën e opozitës duke sjellë teknicienë në qeveri. Por duket se nuk ka më dyshime as që po tentonte një ndryshim kursi për t’i pëlqyer kërkesave të Ilir Metës, për të hequr ministrin e brendshëm Tahiri, që kreu i LSI nuk e pëlqente prej vitesh. Zgjedhjet që Rama bëri nuk kanë patur lidhje as me çadrën, as me Metën.

Së pari shihet qartë se zgjedhja e katër ministrave të rinj vazhdon të jetë një vazhdimësi e një qeverie të pastër politike. Po  aq politike sa ajo e para ndryshimeve. Përveç ministres së shëndetësisë, njeri i besuar i Ramës, të gjitha emërimet e tjera janë figura politike.

Emri i ministrit të ri të Brendshëm ishtë pikëpyetja më e madhe e tri ditëve të fundit. Sot, në poltronin deri dje të Saimir Tahirit u ul një politikan me stazh të gjatë dhe përfaqësues i brezit veteran të socialistëve. Çka heq dyshimet për ndonjë eksperiment të minutës së fundit.

Fatmir Xhafaj njihet si një figurë politike që i ka qëndruar fort aleatit LSI dhe që ka mbajtur ndaj Ilir Metës pozicione publikisht kritike. Përplasja e Xhafajt me Metën për Reformën në Drejtësi vijon ende të mbahet mend në historinë e marrëdhënieve mes dy partive.
Emërimi në fjalë duket se do ta mbajnë të pandryshueshme fabulën brenda koalicionit PS-LSI. Pa harruar faktin se ministri Xhafaj mbetet një antagonist historik edhe i Berishës e Bashës.

Ndërkohë, emri i tij mund të merret edhe si një zgjedhje që ka të bëjë me raportet me faktorin ndërkombëtar. Kjo pasi ai shihet si një figurë e rëndësishme edhe në funksion të reformës në Drejtësi, reformë kjo që ka forcuar lidhjet e tij me SHBA dhe BE gjatë dy viteve të fundit.

Në këtë situatë mbetet e pa parashikueshme se çfarë do të ndodhë më tej me krizën politike në vend, brenda dhe jashtë çadrës. Kjo e fundit me shumë gjasë do të vijojë të qëndrojë në bulevard edhe pas ndryshimeve të fundit që nuk e kënaqin PD, por përkundrazi.
Gjithësesi, me zëvendësimet në kabinet, Rama ka kryer një operacion delikat dhe që nuk shkakton kosto politike. Të paktën për momentin dhe nga ana e jashtme.

Paraardhëse

Deputeti socialist kërkon ndarjen nga LSI-ja

Pasardhëse

Xhafaj, “i përzgjedhuri” i ndërkombëtarëve

Pasardhëse

Xhafaj, “i përzgjedhuri” i ndërkombëtarëve

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.