• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Ndryshimet në statutin e PD mbesin në dorë të Berishës

13 August, 2017
në Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Do të jetë vjeshta që do të sjellë shumë ndryshime esenciale në Partinë Demokratike. Media identifikon tre klane që janë gati të përballen për ndryshimet statutore. Së pari është klani i Lulzim Bashës, i cili propozon që për postin e kryetarit të ketë zgjedhje që do dy vjet me dy mandate nga katër vjet, klani anti-Basha që kanë propozuar 11 ndryshime, ku synojnë që t’i kufizohet mandati kryetarit kur ai humbet zgjedhjet dhe klani i Sali Berishës, që dominon Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.

Se cili nga propozimet do të mbështetet, kjo do të varet nga klani i Berishës, i cili dominon në Këshillin dhe Kuvendin Kombëtar. Mbështetësit e Sali Berishës në PD do të luajnë një rol vendimtar për miratimin e 11 propozimeve të reja në statut. Nëse Berisha me njerëzit e tij do të mbështesin projektin e ri në shtator, atëherë, Lulzim Basha automatikisht është i përjashtuar nga drejtimi i Partisë Demokratike. Këshilli Kombëtar i PD është zgjedhur së fundmi në vitin 2014, kur Berisha kishte ende influencë dhe mbështetje, citohet Sot.

Pra, Berisha në Këshill ka shumë mbështetje dhe, nëse ata do të votojnë pro ndryshimeve, atëherë, betejën këtë herë do ta fitonin kundërshtarët e Lulzim Bashës. Ndërkohë, nga ana tjetër, garda e vjetër po sheh të gjitha mundësitë që ndryshimi i statutit të mbështetet nga pjesa dërmuese e anëtarësisë, dhe më pas të miratohet në Kuvendin Kombëtar, në vjeshtë.

Nëse projekti i ri do të miratohet, Basha është i detyruar të largohet përfundimisht nëse humbet edhe zgjedhjet vendore pas atyre parlamentare. E ndërsa humbet zgjedhjet vetëm një herë, duhet të japë menjëherë dorëheqjen. Pra, në të dyja rastet, sipas statutit të ri, Basha është i larguar nga partia. Këto ditë të nxehta gushti, të vjetrit po i shfrytëzojnë për të zhvilluar takime me anëtarët e Këshillit Kombëtar, që t’i bindin për votimin e 11 propozimeve në Kongres.

Klani i Sali Berishës

Pjesa dërrmuese e Këshillit Kombëtar, i cili përbëhet nga 150 anëtarë, janë individë që kanë punuar me Sali Berishën. Nëse kundërshtarët e Bashës do të gjejnë mbështetjen e klanit të Berishës, sigurisht që statuti i ri do të miratohet shumë lehtë. Grupi anti Basha propozon që kryetari i partisë nuk duhet të marrë asnjë vendim pa u konsultuar me gjykatën e partisë, e cila duhet të përbëhet nga figura të larta historike.

Gjithashtu kërkohet që të mos bëhet asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje me kundërshtarin politik. Këtu bëhet fjalë për marrëveshjen Rama-Basha të 18 majit, e cila, nëse statuti i ri do të miratohet, ajo marrëveshje për bashkëqeverisje do të zhbëhet. “Ndalimin e çdo marrëveshjeje për bashkëqeverisje me kundërshtarin politik pa vendimmarrjen e organit më të lartë të partisë, Kuvendit Kombëtar. Krijimin e gjykatës së partisë me përbërje edhe të figurave historike të partisë, për kontrollin formal të vendimmarrjes së organeve të të gjitha niveleve të Partisë”, thuhet në projekt statut.

Paraardhëse

Dokumenti i zhdukur i vitit 2001: Fatos Nano, në aksidentin e Shkallnuerit

Pasardhëse

Çfarë po ndodh? Vdekjet misterioze që po tronditin Europën

Pasardhëse

Çfarë po ndodh? Vdekjet misterioze që po tronditin Europën

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.