• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndryshimet në qeverinë Rama, Berisha: Ikën mëkatarë, erdhën mëkatarë!

8 September, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, njëherësh kryetar i grupit demokrat, nuk ka asnjë shpresë se qeveria e pasardhësit të tij, Edi Rama, mund të ndryshojë për mirë.

Në mbledhjen e përjavshme me gazetarët, Berisha komentoi lëvizjet në kabinetin qeverisës.

Ai tha se nuk ka fjalë të mira për drejtuesit e rinj të dikastereve të ekonomisë (Ervin Mete), diplomacisë (Igli Hasani), shëndetësisë (Albana Koçiu) dhe pushtetit vendor (Arbjan Mazniku).

“Zëvendësimet: [Edi Rama] u tha shqiptarëve se jeni të pashpresë në qoftë se s’merrni në dorë fatin tuaj. Dhe kë solli në qeveri? Solli përfaqësuesin zyrtar të ‘Ndrangheta-s në Tiranë, [Arbjan] Maznikun, njeriun që ka pasur kontakt me bosin e Veronës. Arbjan Mazniku është ikona më e shëmtuar e zyrtarit të babëzitur që merrte dymbëdhjetë rroga si kryetar bashkie.

Po Koçiu? Ajo është e regjistruar se merr para. Dhe SKAP-i i ka të gjitha këto, për të mos thënë problemet e tjera. [Ervin] Mete ishte ‘refugium peccatorum’ i mëkatarëve të Arben Ahmetajt. Çfarë vidheshin këtu strehoheshin atje.

Për ministrin e jashtëm nuk mund të flas, por ka bërë një gabim fatal që ka pranuar t’i shërbejë një njeriu që nuk ka interes publik e kombëtar përveç interesave personale. Të bëhesh ministër i Jashtëm i njeriut më të diskredituar, më të pakarakter në rajon, njeriut të cilit mandati i qëndron mbi krimin, drogën dhe vjedhjet, merr përsipër të ndëshkosh veten tënde gjithë jetën. Nuk e njoh, por fakti që ka pranuar të marrë Ministrinë e Jashtme nën Edi Ramën flet shumë për të. Për ndryshimet e qeverisë: ikën mëkatarë, erdhën mëkatarë, ikën të korruptuar, erdhën të korruptuar,” deklaroi Berisha.

Në Asamblenë e fundit të Partisë Socialiste, ish-kryeministri Berisha tha se nuk kishte në asnjë fjali urrejtjeje për të personalisht, por kryeqeveritari Rama sulmoi të tijët.

“Në qoftë se do të lexoni fytyrat e asambleistëve, do të shihnit terrorin që ai ushtroi mbi ta,” u shpreh Berisha.

Kryedemokrati komentoi edhe takimin e ditës me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Bashkë diskutuam të gjitha problemet e opozitarizmit të sotëm, parlamentar e joparlamentar, dhe ramë në ujdi që të vazhdojmë bashkërendimin e përpjekjeve tona në interesin më të mirë të shqiptarëve,” tha ish-kryeministri Berisha.

Paraardhëse

Elon Musk zbulon pse refuzoi të ndihmojë Ukrainën

Pasardhëse

“Shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë për ta”, Xhaka: Kombësinë nuk e kam mohuar kurrë!

Pasardhëse

“Shqiptarët e dinë mirë se çfarë bëjmë për ta”, Xhaka: Kombësinë nuk e kam mohuar kurrë!

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.