• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndryshime në qeveri? Flet ish ministri: Do ikin disa besnikë të Ramës

24 December, 2018
në Aktualitet, Kryesore
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka komentuar atë prej disa ditësh po qarkullon në media, ndryshimet e paralajmëruara në qeverinë ‘Rama 2’.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shprehet se nëse largohen disa ministra besnikë të Ramës, do vijnë po disa besnikë të tjerë. Ai thotë se problemi përsëri mbetet Rama dhe përgjegjësa politike bie e gjitha mbi të.

Shkrimi i plotë:

Ndryshime ministrash në qeveri?!

Muhabet kot, po kot fare. Do ikin disa besnikë të Ramës për të ardhur disa besnikë të tjerë.

Problemi përsëri mbetet, pavarsisht kurimit të maskës. Bie fjala, problemet e arsimit të lartë vijnë nga modeli politik i ngrirë në Ligjin e Arsimit të Lartë, jo nga Lindita.

Ashtu si e koncepton dhe ndërton kabinetin qeverisës Edi Rama, asnjë ministër nuk është përgjegjës as para publikut e as para ligjit për sektorin që drejton.

Përgjegjësia politike është e gjitha e Kryeministrit. Kurse përgjegjësia juridike bie mbi Drejtorë e nënpunës të tjerë.

Ministri i kabinetit Rama nuk ka as të drejtë nisme politike apo ligjore e madje as të drejtë të flasë e të votojë në mbledhjen e qeverisë.

Ministri i kabinetit Rama e ka të ndaluar të flasë në publik, përveç se kur urdhërohet nga Kryeministria. Në
këtë rast teksti kontrollohet paraprakisht nga zyra e gjigande e shtypit.

Ministri i kabinetit Rama as emëron e as shkarkon dot njeri. Ai/ajo thjesht firmos aktet për kompetencë, përmbajtja e të cilave vjen nga Kryeministri.

Asnjë lidhje me rolin që i jep Kushtetuta e vendit Ministrit të Republikës. Asnjë, po asnjë lidhje fare,fare.

Ministri i kabinetit Rama është thjesht një zëdhënës politik dhe një kopsitës letrash zyrtare të zgjidhjeve që imponon Kryeministri.

Ata i largon Rama vetëm kur nuk flasin mirë në televizor, ose kur nuk kopsisin letrat e favoreve që duhet të bëjnë për llogari të Tij.

Ndaj ndryshimi i ministrave nuk është zgjidhja e problemeve të shumta që ka vendi.

Ndryshimi i ministrave nuk zgjidh keqqeverisjen, përkundrazi e maskon atë për të shtyrë edhe pak kohë. Natyrisht po e hëngri njeri këtë maskë të re….

Në historinë tonë politike të 28 viteve, veçanërisht në historinë e Partisë Socialiste këto lloj krizash janë zgjidhur më ndryshimin e Kryeministrave jo thjesht të ministrave.

Kriza vjen nga dështimi i filozofisë politike të atij që drejton. Kur vjen puna që publiku preferon më shumë Kryetarin e Bashkisë (pjellë politike e Ramës) më shumë sesa Kryeministrin e vendit, ky i fundit bie. E rrëzon partia.

Kështu duhet të ishte në kushte normale, nësë PS do ishte vërtetë Partia me demokraci siç ishte dikur.

Në çdo rast, bën çbën PS me rilindjen, është punë për ta. Por hi syve me ndryshime ministrash nuk na hedhin dot!

Vendi ka një përgjegjës. Ky është Edi Rama i vetëm fare!

Paraardhëse

E akuzoi si udhëheqës i doktoraturës plagjiaturë, ish ministri i përgjigjet Taulant Mukës

Pasardhëse

Dikur shtynte karrocën në treg, sot shqiptari ekspert në Zvicër

Pasardhëse

Dikur shtynte karrocën në treg, sot shqiptari ekspert në Zvicër

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.