• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

“Ndriçim Xhepa? Ndjesë, por nuk ju njoh!”

8 November, 2018
në Opinion
0
44
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga: Ida NURÇE

Nuk njohëm Kastriot Tushën. E pyetëm “po ti je artist?”. E pyetëm me një kureshtje të madhe, sikur po bënim pyetjen e vitit.

E harruam Robert Ndrenikën në një karrige në spital. E lamë të priste radhën, sepse jemi vend me rregulla dhe gjithçka duhet të respektohet. Fundja të gjithë jemi njëlloj. Çfarë ka Ndrenika më shumë se njerëzit e tjerë që i bëjnë hije kësaj toke? Asgjë. Frymë merr ai, frymë marrim ne. Njëlloj ha ai, njëlloj hamë dhe ne. Ai luajti role shumë të bukura për shqiptarët, që do të mbahen mend gjatë. Edhe çfarë pastaj? Kush i tha t’i luante? I bëri për veten e tij.

Nuk njohëm Ndriçim Xhepën. A thua se u bë nami! Po kush e shpiku këtë rregull që ne duhet të njohim të gjithë shqiptarët që na sheh syri?! Ëëëë…? Ç’është ky budallallëk që e mendoni një herë?! A thua se Ndriçimi është Noizy. A thua se është Stresi, Ferro, apo edhe këta të tjerët me radhë se nuk ua mbaj mend mirë emrat.

Jo jo, e keni gabim. Unë nuk e di një herë si mund ta çoni nëpër mend, që ky Ndriçimi, Ndrenika, apo Kastrioti duhet të njihen!

A kanë bërë ata ndonjë këngë për drogën? Po Ferrari kanë blerë deri më sot? Po midis Tirone kanë dalë ndonjëherë me kallashnikov duke bërë videoklip? Jo mo lale.

Po për ‘my bitch’ kanë shkruar ndonjëherë ndonjë tekst? Po nëpër rrugë rrinë me luana këta, me një dorë në timon e në tjetrën marihuana? A quhen gangsta boy këta? Jo.

Për çfarë ua han këtyre?! Si ka mundësi ju han, pse nuk e njohën në një derë kinemaje?

Jo mo lale jo, ju nuk keni bërë asgjë që të mbaheni mend. Si mund të prisni një herë?! Si nuk ju vjen zor, që edhe ankoheni që nuk ju mbajnë mend.

Më të mëdhenjtë e Shqipërisë, janë vetëm ata, Noizy, Stresi, Ferro, që së shpejti do i shpallim edhe ndere të kombit shqiptar. Na kanë përfaqësuar denjësisht, me gjëra të bukura, gjëra të mira, gjëra të shpejta, e të dlira.

Mos tentoni të njiheni më shumë se Noizy, sepse e keni gabim që keni dhënë shumë në këtë vend, për aq kohë sa nuk keni dhënë humor banal, muzikë banale, klipe banale, teatro banale dhe çdo gjë të mundur që ka pas fjalën banale! Turp t’ju vijë që i bëni gjërat me shpirt! I bëni sepse jeni të varfër, e di unë.

Paraardhëse

“Provokatorë varresh që jetojnë si hiena e këndojnë si korba!” Rama reagon ashpër ndaj grekëve

Pasardhëse

Temperaturat kanë kapur majat në Shqipëri, pas kësaj date kthehet pëmbys gjithçka

Pasardhëse

Temperaturat kanë kapur majat në Shqipëri, pas kësaj date kthehet pëmbys gjithçka

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.