Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla është përballur sot me një surprizë të bukur në qytetin e Elbasanit.
Balla bën të ditur përmes një postimi në rrjete sociale se është pritur më entuziazëm nga simpatizantët e PD-së, jashtë zyrës së tyre elektorale të tyre.
Jo vetëm kaq, por Balla tregon se u prit edhe nën thirrjet “Shqipëria fiton vetëm me Edi Ramën”.
Postimi i plotë:
“Foto e ditës
Gjatë inspektimit të punimeve që po kryhen për rikonstruksionin e rrugës “Beharedin Mitarja” pranë Urës së Bakallit, u prita me entuziazëm edhe nga simpatizantët e PD, jashtë zyrës së tyre elektorale me thirrjen “Shqipëria fiton vetëm me Edi Ramën”
Sepse punët e mira nuk kanë ngjyrime politike, investimet u shërbejnë njerëzve, jo partive.
Në 25 prill zgjedhim punën, jo gjumin!
#PartiaSocialiste12
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushim” – shkruan Balla.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post