• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Sport

Ndeshjet e kombëtares në Kupën e Botës, nuk do ta besoni vendimin e fundit që ka marrë Kroacia

23 November, 2022
në Sport
0
47
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shteti i Kroacisë beson se një pjesë e jetës publike duhet të ndalet për shkak të ndeshjeve të kombëtares gjatë Kupës së Botës që po mbahet në Katar.

Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviq tha në fund të javës së kaluar se një debat parlamentar për propozim-buxhetin për vitin 2023 është planifikuar për të mërkurën por se do të ketë pushim nga ora 11:00 deri në 13:00 për shkak të ndeshjes së futbollit ndërmjet Kroacisë dhe Marokut.

Disa deputetë ishin të pakënaqur dhe Jandrokoviq u tha atyre të bënin diçka tjetër në atë kohë. “E di që shumica dërrmuese e përfaqësuesve shikojnë futboll, kështu që është më mirë kështu sesa të kemi një parlament bosh”, tha Jandrokoviq.

Megjithatë, ndeshjen nuk do ta ndjekin vetëm deputetët, por edhe nxënësit do ta bëjnë këtë gjatë orëve të mësimit. Këtë e ka konfirmuar ministri i Shkencës dhe Arsimit, Radovan Fuchs. Ai thotë se ndeshjet do të mund të shikohen edhe nëpër shkolla nëse shumica janë pro, raporton agjencia kroate e lajmeve, Index.

Fuchs theksoi se orët e humbura për shkak të ndeshjeve do të duhet të kompensohen. Më pas ai ka deklaruar për gazetën Jutarnji se ndjekja e ndeshjeve do të ishte e mundur nëse do të pajtoheshin drejtorët, mësimdhënësit dhe nxënësit, gjegjësisht nëse do të kishte konsensus në shkollë.

“Kjo nuk do të thotë që nxënësit të ikin në shtëpi. E theksoj edhe një herë, nëse ka marrëveshje për ta parë ndeshjen në shkollë, atëherë duhet të kompensohen mësimet e humbura. Por është në dorë të shkollave që të vendosin, me kusht që orët të mos humbasin. Ky është thelbi”, tha Fuchs.

Paraardhëse

Media e huaj i bën jehonë Shqipërisë: Vendi më i mirë për udhëtim në 2023

Pasardhëse

Primaret në PD, demokratja 23-vjeçare prezanton kandidaturën për Bashkinë e Beratit

Pasardhëse

Primaret në PD, demokratja 23-vjeçare prezanton kandidaturën për Bashkinë e Beratit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.