• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kulturë

Ndërron jetë akademik Prof.Dr. Alfred Uçi

26 October, 2016
në Kulturë
0
9
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Filozofi i shquar dhe esteti, Akademik, Prof. Dr. Alfred Uçi u nda nga jeta sot në moshën 89 vjeçare.

Pedagog i filozofisë dhe i estetikës në Universitetin e Tiranës, profesor, akademik Alfred Uçi lindi në Korçë në 15 dhjetor 1927.

Në moshë të re mori pjesë në Luftën ANÇ, në radhët e Brigadës IX S .

Kreu studimet e larta për filozofi në Universitetin “Lomonosov” të Moskës (1954). Për një periudhë të gjatë dha lëndët e filozofisë dhe estetikës në UT. Iu kushtua që në fillim studimit të trashëgimisë së mendimit filozofik shqiptar, duke botuar monografi për jetën dhe veprën e Jani Vretos dhe të Theodhor Kavaliotit.

Në vitin 1979–1986 ka qenë drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, kryeredaktor i revistës “Kultura popullore” dhe i një vargu botimesh shkencore e dokumentare të atij instituti; në vitin 1987–1990 kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve dhe ministër i Kulturës. Pas kësaj iu kushtua tërësisht punës shkencore duke botuar një varg studimesh nga fusha e estetikës dhe duke marrë në vështrim jo vetëm autorë shqiptarë, po edhe autorë nga më të njohurit e letërsisë botërore. Ka marrë tri herë Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë. Publikime (Monografi, Vepra kolektive, Përmbledhje studimesh).

Homazhet në nderim të tij do të bëhen në nesër,27 tetor, nga ora 11.00-12.00 në Akademinë e Shkencave.

Ndër veprat kryesore të tij janë: ·

“Estetika, jeta, arti” (1970)
“Probleme të estetikës” (1976)
“Mitologjia, folklori, letërsia” (1982)
“Çështje teorike të estetikës dhe të kulturës” (1986)
“Estetika” (në tri vëllime, 1986–1988)
“Shekspiri në botën shqiptare” (1996)
“Dostojevski në kohën tonë” (1997)
“Ferr-Parajsa danteske” (1998)
“Prometeu dhe Hamleti”, (greqisht, Athinë 1998)
“Grotesku kadarean” (1999)
“Estetika e groteskut” (4 vëll., 2000)
“Estetika në letërsinë shqipe” (2001)
“Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi (N. Frashëri, Gj. Fishta, F. Konica,
M. Kuteli, Migjeni)” Shkup (2003)
“Filozofia e Teodor Anastas Kavaliotit” (2004)
“Estetika e folklorit” (2007)
“Universi estetik” (3 vëll. 2004–2007)
· “Estetika e folklorit” (2007) ·
“Estetika metateorike mbi artin: klasika apo nonklasika?” Vëllimi I, 464 f. (2008) ·
“Estetika metateorike mbi artin: klasika apo nonklasika?” Vëllimi II, 484 f. (2008) ·
“Estetika Migjaniane: fryma moderne në letërsinë shqipe.(2013)

Paraardhëse

Banka Botërore: Bizneset e Shqipërisë e Serbisë paguajnë më shumë taksa në Europën Qendrore

Pasardhëse

Mustafa: Ekstremizmi dhe radikalizmi dukuri që po rrezikojnë shoqërinë

Pasardhëse

Mustafa: Ekstremizmi dhe radikalizmi dukuri që po rrezikojnë shoqërinë

Diskutime rreth kësaj post



Aktualitet

Fitër Bajrami – Festë e Besimit, Mirësisë dhe Solidaritetit

Nga lajme
20 March, 2026
0

Me përfundimin e muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë anembanë botës festojnë Fitër Bajramin – një nga festat më të rëndësishme...

Screenshot

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

25 February, 2026

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.