• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Ndërprerja e sinjalit për Kuvendin, Berisha: Akt frikacak i Ramës së zi

28 September, 2017
në Politikë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Vendimin e marrë nga Televizioni Shqiptar që ka bllokuar sinjalin e transmetimit të punimeve të Kuvendit e ka dënuar me forcë jashtë sallës së Parlamentit edhe ish-kryeministri Sali Berisha.

Sipas tij, ky është një akt kryekëput i Edi Ramës, pasi vetëm ai ka frikë nga fjala e lirë.

“Përbën një atentat të rëndë, akt prej xhelati të fjalës së lirë të parlamentit, gëllçit të zi, por më shumë se të tjerëve, të Ramës së zi. Ky është një vepër e Edi Ramës. Tani përpiqet të mbyllë kanalet televizive. Unë i bëj thirrje me urgjencë të mblidhet kryesia e parlamentit për këtë vendim të pashembullt në historinë e këtij parlamenti.

Dhunim i madh i të drejtës së informacionit. Unë jam këtu për të dënuar këtë akt të papajtueshëm në mënyrë absolute. Vetëm ai që ka frikë të tmerrshme 2.4 milionë vota kundër, mund të marrë vendime të tilla’, u shpreh Berisha.

Më herët edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka dënuar mosshpërndarjen e sinjalit të TVSH për të transmetuar punimet e Kuvendit. Në një deklaratë për mediat, Vasili fajësoi kryeministrin Rama duke thënë se vendi tashmë është kthyer në vitin 1997.

“Nuk jam i surprizuar, është në rrugën e asfiksimit, mbylljes së parlamentit, e kthimit të tij në një tempull pa gojë, ku sa më shumë të jetë e mundur duhet që në sytë e shqiptarëve mos hyjnë diskutimet pasi  një i paditur që drejton qeverinë duke u trembur nga diskutimet ka bërë gjithçka që të kthejë parlamentin në një sekt ku fjala nuk shpërndahet.

Jemi kthyer në vitin 1997, ku kemi pasur vetëm tvsh, kemi pasur vetëm një qeverisje në atë kohë. Mënyra e organizimit, kapja e tij etj jemi kthyer në situatën e vitit 1997”, tha Vasili.

Paraardhëse

“Sinjali”, Rama: Opozita u mbyt me një lugë ujë

Pasardhëse

Bëri lëmsh një komisariat, shkodrani pendohet pas 5 muajsh

Pasardhëse

Bëri lëmsh një komisariat, shkodrani pendohet pas 5 muajsh

Diskutime rreth kësaj post



Rozë

Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtinë

Nga lajme10
21 February, 2026
0

i Big Brother Vip Kosova, Aluadin Hamiti është përfshirë në një incident. Ai është sulmuar fizikisht nga një person në...

Screenshot

Publikohet video, Miri kërcënon me jetë banorin e Big Brother

21 February, 2026

Tentoi të dalë nga Shqipëria me 35 mijë euro të padeklaruara/ Gruaja ndalohet nga policia, në Kakavijë

17 February, 2026

Prokuroria e Apelit kërkon dënimin e Luiz Ejllit/ Dosja shkon në Gjykatën e Lartë, caktohet gjyqtari

17 February, 2026

E bujshme/ Sonte në mbrëmje do të përsëritet historia e Gjestit?

17 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.