• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndërprerja e fondeve për ekselentët që studiojnë jashtë, flet Rama: Morën lekët e shtetit dhe nuk u kthyen të japin kontributin në vend

22 October, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
72
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, tha se do të ndërpritet fondi për studentët ekselentë që studiojnë jashtë me financat e shtetit, por gjatë takimit të sotëm me të rinjtë e Fierit, kryeministri u shpreh se marrëveshja me shtetin ka qenë që ata pas përfundimit të studimeve të kthehen dhe të kontribuojnë këtu.

Kryeministrit duket se i ka ngelur hatri me këta studentë, pasi siç u shpreh ai jo vetëm që nuk janë kthyer pas përfundimit të studimeve, por as e kanë marrë mundimin të cojnë një mesazh që nuk kthehen sepse kanë gjetur një punë të mirë në një kompani prestigjioze.

“Ka qenë një nismë me qëllim të mirë, një fond për të mbështetur ekselentët që studiojnë jashtë në universitetet më të mira të botës. Me atë fond janë financuar rreth 20 studentë shqiptarë, nga të cilët askush, asnjë pasi ka marrë lekët e shtetit nuk është kthyer ti shërbejnë vendit, pavarësisht se kushti ka qenë shteti do të paguajë studime të shtrenjta dhe ti do vish të kontribuosh.

Jo vetëm që nuk janë kthyer por nuk e kanë marrë mundimin të çojnë një letër apo një mesazh që të thotë kam gjetur një punë në një kompani të madhe. Këta janë shqiptarë shumë të talentuar dhe të zotë por në këtë pikë e kanë prishur, sepse fare mirë mund të thoshin që ‘unë e mbarova shkollën, nuk vij dot, mora një punë që nuk e refuzoj dot’.

Ne vendosëm ta ndërpresim këtë fond dhe këtë para t’ja japim ekselentëve këtu. Por jo ekselentëve nga 9 deri në 10, por ekselentë që janë realisht me të gjitha 10”, tha  Rama.

Paraardhëse

Revolta e Edmond Spahos: Ngrihu o popull, se nesër do të jetë radha e fëmijëve tanë

Pasardhëse

Mos më duartrokit mua dhe më kthehesh andej duke qeshur, Rama i “tërheq veshin” fëmijës në Fier, po të erdha të kap është më keq

Pasardhëse

Mos më duartrokit mua dhe më kthehesh andej duke qeshur, Rama i “tërheq veshin” fëmijës në Fier, po të erdha të kap është më keq

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

Nga lajme2
12 September, 2025
0

Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit...

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

12 September, 2025

Emina Cunmulaj rrëfen për shtatzëninë e tretë: Djalin e bëmë përmes IVF

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.