• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndarja nga jeta e Nishanit, Berisha mesazh ngushëllimi: Sot humbëm një njeri dhe drejtues të shkëlqyer, bashkëshortin e mrekullueshëm dhe një mik fisnik

28 May, 2022
në Aktualitet, Kryesore
0
34
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Lajmi për ndarjen nga jeta t ëish-presidentit Bujar Nishani, ka tronditur të gjithë, ku kolegë miq kanë shprehur mesazhe ngushëllimi, ku një ndër to ka qenë edhe Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, ka shprehur ngushëllimet ndaj familjes, miqve dhe të afërmeve, për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Mesazhi i kreut të PD-së Sali Berisha:

“Dielli perëndoi përgjithmonë për ish presidentin Bujar Nishani!
Te dashur miq, sot ish presidenti Bujar Nishani mbylli sytë përgjithmonë duke zhytur kështu ne dhimbje, zi e pikëllim te thelle familjen e tij te dashur, miqtë e te afërmit, Partine Demokratike dhe mbare Shqipërinë.
Ish presidenti Bujar Nishani, ishte ikone e vlerave me te larta morale te njeriut, ndershmërisë, atdhetarisë dhe perkushtimit. Ai ishte burrështetasi i shquar, qe përfaqësoi kombin dhe Shqipërinë me dinjitet te veçante dhe urtësi ne arenën ndërkombëtare duke i dhënë nder dhe vlere institucionit te presidentit, shtetit dhe qytetareve shqiptare.

Ish presidenti Bujar Nishani ne këto 30 vite, si një shërbëtor i qytetarëve dhe vendit te tij përmbushi me nder detyra të rëndesishme nga drejtues drejtorie ne Ministrinë e Mbrojtjes, ministër i Rendit Publik dhe deri ne President i Republikës.

Bujar Nishani ishte gjithashtu nje drejtues i shkëlqyer dhe efiçent e i dashur i Partisë Demokratike, deputet, ministër, dhe kandidat i votuar për president te Republikës nga mazhoranca e kësaj partie. Personalisht une kam patur tek Bujar Nishani njërin prej bashkëpunëtoreve me ta afërt, me te afte, me te dashur dhe me çmuar, me te virtytshëm qe do mbetet gjithmonë ne memorien time si mirënjohje e thelle për bashkëpunimin e ngushte qe kemi patur si krenari e veçante qe pata një mik fisnik si ai.

Ndaj sot është dite zie dhe dhimbje te thelle për familjen e nderuar Nishani qe humben bashkëshortin dhe prindin e tyre te mrekullueshëm e shembullor, për miqtë dhe te afërmit e tij qe humben një mik te dashur qe do ju mungoje gjithmonë, për Partine Demokratike qe humbi njërin prej drejtuesve me te talentuar, për shtetin dhe kombin shqiptar qe humben sot shërbëtorin besnik dhe te përkushtuar, shtetarin e afte e te ndershëm, patriot dhe fisnik.

Duke shprehur mirënjohjen time te pakufishme dhe nderimin time me te madh ish presidentit Nishani për kontributin e çmuar për vendin, kombin dhe Partine Demokratike, si dhe bashkëpunimin dhe miqësinë tone te ngushte qe kemi patur ju shpreh sot ngushëllimet dhe solidaritetin me te ndjere bashkëshortes, fëmijëve, familjes dhe miqve te ish presidentit dhe mikut tim te çmuar për këtë humbje te madhe dhe te pakompensueshme, i lutem Zotit qe shpirti i mire i Bujar tyre te dashur te gjeje paqen e merituar.
Amin!”, shkruan Berisha.

Paraardhëse

Ndarja nga jeta e ish-presidentit Nishani, Edi Paloka mesazh ngushëllimi: Fatkeqësi për familjen dhe për të gjithë demokratët

Pasardhëse

Lorenc Vangjeli plas deklaratën e fortë: Në shtator Berisha do të bëjë një lëvizje spektakolare, do t’i lërë të gjithë pa fjalë

Pasardhëse

Lorenc Vangjeli plas deklaratën e fortë: Në shtator Berisha do të bëjë një lëvizje spektakolare, do t’i lërë të gjithë pa fjalë

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.