• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Ndarja finale e Perëndimit nga Partia Demokratike

1 May, 2017
në Opinion
0
7
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Nga Mero Baze

Tre personalitetet më të rëndësishme të Evropës, që merren me Shqipërinë, Presidenti I Këshillit Europian, Donald Tusk,  ‎Presidenti I Partive Popullore Evropiane, Joseph Daul‎ ‎ dhe Komisionari për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata për Zgjerim, Johannes Hahn, kanë pasur sot dhe dje biseda të vështira telefonike me kryetarin e Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha, duke I kërkuar atij të mos pengoj Partinë Demokratike të marrë pjesë në zgjedhjet e 18 Qershorit.

Të tre personalitet që udhëheqin Evropën, nuk ja kanë dal të bindin Lulzim Bashën të tërhiqet nga bojkoti.Ata po ashtu I kanë kërkuar atij, të bëjnë një “konferencë telefonike” me Grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për ti informuar ata për situatën, por Basha po ashtu nuk ka pranuar.

Në një farë mënyre ai ka shpallur refuzimin e Partisë Demokratike ndaj Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tij dhe u ka thënë atyre se nën drejtimin e tij, Partia Demokratike, do të ndjek një rrugë revolucionare për të ardhur në pushtet.

Paralelisht me Lulzim Bashën, tre personalitet më të larta të Evropës, kanë pasur probleme dhe me dy parti të tjera evropaine që po rrëshqasin nga standartet e një partie perëndimore. Ata ishin duke përjashtuar nga Partitë Popullore Evropiane, partinë e kryeministrit hungarez Viktor Orban, por ai ndërmori një kthesë të fortë në Malt dhe premtoi se do reflektonte në rrugën dhe standartet evropiane.

E njëjta gjë po ndodh dhe me partinë e Gruevskit në Maqedoni, për të cilën është kërkuar përjashtimi, por po mbrohet nga disa politikanë konservatorë austriak, të cilët po përpiqen ta bindin Gruevskin, të pranoj standartet e Partive Popullore Evropiane.

I vetmi kryetar I një partie evropiane, që po refuzon udhëheqësit e Evropës, është sot Lulzim Basha. Kjo nuk është më një problem për Partinë Demokratike, pasi ajo dhe ashtu nuk do të ketë më rol në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, por është një problem për orientimin perëndimor në Shqipëri, pasi Lulzim Basha është sot kryetari I pare, I një partie të rëndësishme politike, që refuzon standartet  perëndimore të sjelljes së një partie dhe po përpiqet të transformojë Partinë Demorkatie në një parti revolucionare të trajnuar nga ekspert të akteve terrosiste nga Ukrahina dhe Rusia.

Prej sot, ai është një problem për shoqërinë shqiptare dhe orientimin perëndimor të Shqipërisë.

Qëndrimi I tij antiperëndimor reflektohet jo vetëm në refuzimin që u bën personaliteteve perndimore që I sugjerojnë të ruaj orentimin perndimor të PD, por dhe sulmet e papërgjegjshme që bën ndaj personaliteteve më të rëndësishme politike të PD, që identifikohen me Perndimin.

Majlinda Bregu është aktualisht Kryetare e Komisionit Parlamentar të Integrumit Evropioan dhe ka udhëhequr për gjashtë vite Ministrinë e Integrimit Evropian dhe ajo po lincohet si e tillë, vetëm pse po mbron qëndrimet e Evropës në PD. Dhe po sulmohet nga disa qënie inferiore të cilat mendojnë se duke u përdorur do të zënë vend diku në një qoshe në PD e re antiperëndimore. Më për të vjellë të bën portreti kuqalosh I Genc Pollos, I cili vite më parë për pak ja arriti ta përjashtoj Partinë Demorkatike nga EPP, për ta zëvednësuar me partinë që I dha në pajë Fatos Nano, duke e akuzuar se Berish apo e bënte parti islamike dhe më pas u mundua ti jepte zemër dhe Ilir Metës si të arrestonte Sali Berishën, për ti hapur rugën vetes në parti. Sot ky është gladiatori antiperedimor I Bashës.

Eduard Selami, kryetari historik I Partisë Demokratike që ka dëshmuar se për të mbrojtur vlerat perndimore të PD është përplasur me Sali Berishën në vitin 1995 dhe është ritkthyer në PD pas 18 vitesh, duke ruajtur të forta lidhjet me Uashingtonin dhe politikat e tij në Shqipëri. Duke sulmuar atë, PD dhe Lulzim Basha po ashtu I shpall luftë standrateve që Uashingtoni sugjeron për Partinë Demorkatike dhe nejriut që idnetifkohet me Uashingtonin në PD.

Nga ana tjetër , Uashingtoni nuk e konsideron fare krizë cadrën e Lulzim Bashës, pasi zëvendësndihmës Sekretari I Shtetit, Hoyt Yee, I cili ishte deri në Shkup, për të zgjidhur krizën institucionale që po provokon Gruevski, as ktheu kokën nga Tirana për të parë cadrën e Lulzim Bashës.

Por dhe më I fëlliqur është sulmi ndaj Jozefina Topallit e cila përfaqëson së paku figurën më të lartë të parlamentares së PD, që ka udhëhequr një parlament , në mandatin e të cilit është ratifikuar futja në NATO dhe Mqrrveshja  për asocim stabilizim. Ajo përfaqëson po ashtu në mënyrë simbolike vokacionin historik antikomunist dhe properndimor të katolikëve shqiptarë, që ju bahskaun PD si parti antikomuniste. Ajo po sulmohet për arsyen e vetme se po kërkon të respektohet PD dhe të mos poshtërohet ëic po bën Basha.

Në këto kushte, kur Luzlim Basha po refuzon hapur cdo standart perndimor dhe cdo kënd që identifikohet me Perndimin në PD, nuk është cudi që nesër të përballet me qëndrime të pëdëgjuara ndonjëherë ndaj ndonjë lideri shqiptar nga Brukseli dhe Uashingtoni.

Cadra me të cilin ai nisi një “revolucion si në Rumani” dhe po e mbyll si një përgjakje prej horrash në Maqedoni, nuk ka për të qenë kurrë themeli I një revolucioni të ri, por katandisje e një partie me themele të gurta në historinë e këtij vendi, në një parti cadër, pa themele, pa cati, pa bosht dhe pa fuqi për ti rezistuar ciklonit të parë perndimor që pritet të bjerë mbi të. Është një cadër që po lë pa themele PD. TemA

Paraardhëse

Ndjekje si nëpër filma, arrestohet shqiptari në Itali

Pasardhëse

I biri i Edi Ramës reagon për zgjedhjen e Metës President

Pasardhëse

I biri i Edi Ramës reagon për zgjedhjen e Metës President

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.