• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Kryesore

Ndahet nga jeta avokatja e njohur Denisa Daka, kishte nevojë për transplant

1 December, 2022
në Kryesore
0
554
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ka ndërruar jetë avokatja e njohur shqiptare Denisa Daka, e cila prej shumë vitesh merrej me çështjet civile. Lajmin e hidhur e ka bërë me dije avokati Adriatik Lapaj, i cili tregon se si e ka njohur Dakën dhe se ajo ishte e para që e ka ndihmuar kur ai nisi këtë profesion.

Lapaj tregon se avokatja vuante pre kohësh nga një sëmundje dhe se kishte nevojë për transplant të palcës. Daka ishte e njohur edhe për media për shkak se shpesh denonconte fenomene të ndryshme.

“Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye: E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës. E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria” shkruan Lapaj ndër të tjera në postimin e tij.

Denisa Daka ishte avokate prej shumë vitesh për çështjet civile. Miqtë dhe kolegët e saj e njihnin si avokate që nuk njihte humbje, madje pa frikë mund të thuhej se ajo ishte një nga avokatet tejet serioze që i njihet mirë procedurat. E përkushtuar prej vitesh në profesionin e saj, serioze, këmbëngulëse dhe tepër humane ajo i i gjendej jo vetëm në ndihmë klientëve, por edhe duke i sugjeruar dhe këshilluar. Daka është nënë e dy fëmijëve.

Postimi i plotë i Adriatik Lapajt:

LAMTUMIRË SHOQE!

“Denisa Daka ishte njeriu i parë që takova kur hodha hapin e parë brenda Gjykatës së Tiranës. Isha i ri shumë. Aq i ri sa kur e mendoj sot më duket çmenduri. U ula te kati i parë vetëm. Nuk njihja askënd aty. Madje nuk e njihja as profesionin sepse vija nga bankat e shkollës. Në krahë mu ul Denisa. Zonjë që ishte e pamundur të mos e shquaje. Pasi e kuptoi sikletin tim dhe këmbyem muhabet më kërkoi t’i kërkoja ndihmë nëse do duhej për profesionin.

Denisa ishte këmba e mbarë e profesionit tim. Njeriu që unë vrapoja ta përqafoja sa herë e shquaja në gjykatë.

Kishte muaj sëmurë Denisa. I kërkova ta bëja publike e të kërkoja ndihmë nga bashkëqytetarët. Nuk më lejoji. Kishte shumë dinjitet ajo zonjë. Kurimin jashtë e pati të pamundur. Ishte i kushtueshëm.

Denisa edhe mund të shpëtonte siç më kofirmuan mjekë të fushës. Nuk i’a doli për 2 arsye:

E para, sepse shteti shqiptar nuk e gjen të arsyeshme të çojë për specializim në perëndim 2-3 mjekë për të mësuar procedurën e transplantit të palcës.

E dyta, se procedura e transplantit të palcës jashtë shtetit kushton shumë për një njeri që punon me dinjitet me origjinë nga Shqipëria.

Do më marrë shumë malli e mira Denisë! Zoti të pastë pranë vetes! Do piqemi një ditë sërish!”

Paraardhëse

Pak ditë nga samiti i BE në Tiranë, zbardhet axhenda

Pasardhëse

Sa vjeç bën sot artisti i madh? Luftar Paja feston ditëlindjen, i biri i bën urimin epik aktorit të shquar

Pasardhëse

Sa vjeç bën sot artisti i madh? Luftar Paja feston ditëlindjen, i biri i bën urimin epik aktorit të shquar

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Shuhet në moshën 40-vjeçare Shpat Kasapi

Nga lajme10
26 November, 2025
0

Është shuar në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Shpat Kasapi. Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ai ka pësuar...

Arben Ahmetaj padit Qeverinë në Strasburg

10 November, 2025

Botërori 2026/ Kombëtarja nis sot përgatitjet për ndeshjet e fundit kualifikuese

10 November, 2025

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

16 October, 2025

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.