• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Ndahen zyrtarisht Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

11 April, 2025
në Aktualitet, Kryesore
0
31
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ditën e sotme, është zgjidhur përfundimisht martesa e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe deputetes Monika Kryemadhi.

Gjykata civile e Tiranës, gjatë seancës të mbajtur këtë të premte, vendosi për zgjidhjen e martesës së çiftit.

Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ishte i pranishëm në seancë. Meta u shoqërua nga qelia e 313 me forcat e Policisë së Burgjeve, drejt gjykatës civile për të marrë pjesë në këtë proces të rëndësishëm ligjor.

Ndërkohë, Monika Kryemadhi, nuk është paraqitur personalisht në seancë, por është përfaqësuar nga avokati i saj mbrojtës, Redi Llanaj.

“Kjo është thjesht me një objekt, për zgjidhjen e martesës. Dhe gjykata pasi ne parashtruam shkaqet e zgjidhjes së martesës, administroi edhe aktet shkresore dhe mori vendimin për zgjidhjen e martesës mes paditësit Ilir Meta dhe të paditurës Monika Kryemadhi”, tha avokati i Metës, Genc Gjokutaj.

Meta dhe Kryemadhi, janë martuar në tetor të vitit 1998 dhe nga martesa kanë tre fëmijë, Bora, Besar dhe Era Meta.

Njoftimi i Gjykatës:

Sot në datën 11.04.2025, ora 10:30, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Civile, u zhvillua seanca e pajtimit si dhe seanca gjyqësore me objekt zgjidhje martese me paditës I.M dhe të paditur M.K, ku të pranishëm ishin paditësi dhe avokati i tij.

Pala e paditur, e njoftuar nga gjykata me fletëthirje, nuk u paraqit në seancë, pa asnjë shkak ligjor, duke e lënë gjykimin në mungesë.

Në përfundim të seancës, gjykata vendosi :

Zgjidhjen e marteses midis paditesit I.M dhe te paditures M.K.

Paraardhëse

Rama për zgjedhjet e 11 majit: Shqiptarët nuk kthehen më pas, prisni 30 ditë dhe shihni se kujt do t’i trokasë Noci te dera

Pasardhëse

Sa ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatë? Rama “injoron” kryebashkiakun

Pasardhëse

Sa ka ndikuar arrestimi i Veliajt në fushatë? Rama “injoron” kryebashkiakun

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.