• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Rajon

NATO tha se po arrihet një marrëveshje me Turqinë, kryeministri grek i dërgon mesazhin e prerë Erdoganit

4 September, 2020
në Rajon
0
3
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, i nisi mesazh të qartë Turqisë, duke i kërkuar të ndalë “kërcënimet”. Deklarata e tij bëhet pas paralajmërimeve nga NATO-ja se të dyja vendet janë pajtuar për të nisur dialogun për uljen e tensionit në Mesdheun lindor.

“Kërcënimet duhet të shuhen në mënyrë që kontaktet të fillojnë”, tha Mitsotakis.

Ai tha se ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, do të informojë më vonë të premten Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres mbi “veprimtarinë e paligjshme” të Turqisë.

Greqia mohoi të enjten vonë se kishte rënë dakord të zhvillonte bisedime me Turqinë, të ndërmjetësuara nga NATO -ja, për të ulur tensionet mbi kufijtë detarë dhe të drejtat e kërkimit të gazit dhe naftës në rajon

“Informacioni i botuar që pretendon se Greqia dhe Turqia kanë rënë dakord të mbajnë të ashtuquajturat ‘bisedime teknike’ mbi uljen e tensioneve në Mesdheun lindor nuk kanë të bëjnë me realitetin”, tha ministria e Jashtme e Greqisë.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, më herët kishte thënë se të dy aleatët e NATO-s kishin “rënë dakord të fillojnë bisedime teknike në NATO për të krijuar mekanizma që do të zvogëlonin rrezikun e incidenteve në Mesdheun Lindor”.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur pasi Turqia më 10 gusht dërgoi anije kërkimore dhe ushtarake në Mesdhe.

Greqia dhe Qipro thonë se ky veprim ka shkelur sovranitetin e tyre.

Greqia u përgjigj duke organizuar stërvitje detare me disa aleatë të BE-së dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Bashkimi Evropian ka kërkuar vazhdimisht nga Turqia të ndalojë aktivitetet e kërkimit duke kërcënuar me vendosje të sanksioneve ndaj Ankarasë nëse ajo nuk pranon të zgjidhë mosmarrëveshjen përmes dialogut.

Mitsotakis tha se Turqia po “dëmton” ligjin ndërkombëtar dhe “rrezikon” sigurinë rajonale duke kërkuar të “ndryshojë” gjeografinë, raporton AFP. /REL

Paraardhëse

Vjen lajmi fantastik nga Covid! Çfarë ka ndodhur gjatë 24 orëve të fundit

Pasardhëse

Përçahet opozita! Hajdari konfirmon lëvizjen e re politike: Ftojmë ata që besojnë se duhet ndryshim, ja kush do të jetë pjesë e saj

Pasardhëse

Përçahet opozita! Hajdari konfirmon lëvizjen e re politike: Ftojmë ata që besojnë se duhet ndryshim, ja kush do të jetë pjesë e saj

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.