• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

NATO, Stoltenberg paralajmëron Trumpin: Nuk ekziston opsioni “ndarazi”

13 November, 2016
në Botë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Duke argumentuar se Perëndimi po përballet me sfidën më të madhe të sigurisë ndër breza, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara se nuk mund të ketë një opsion “për të ecur të vetëm”, as për Europën dhe as për Amerikën.

Gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump e përshkroi aleancën ushtarake atlantiko-veriore si një organizëm të vjetëruar. Ai sugjeroi se Shtetet e Bashkuara duhet të mendohen dy herë përpara se t’i shkojnë në ndihmë një vendi aleat të NATO-s, në rast konflikti ushtarak, nëse ai vend nuk ka paguar detyrimet ndaj aleancës.

Duke shkruar për gazetën britanike “Observer”, Stoltenberg pranoi se Trump ka të drejtë kur thotë se disa vende anëtare duhet të japin kontribute financiare më të mëdha, pasi aktualisht Shtetet e Bashkuara mbulojnë thuajse 70 për qind të shpenzimeve të NATO-s.

Megjithatë, ai shtoi se udhëheqësit amerikanë kanë pranuar gjithnjë interesin e thellë dhe strategjik për një Europë të qëndrueshme dhe të sigurtë.

“Sigurisht që është shumë e thjeshtë t’i marrësh të gjitha liritë, sigurinë dhe perspektivën që kemi si dhuratë. Në këto kohë të paqarta ne kemi nevojë për një udhëheqësi më të fortë amerikane, ndërsa kemi po ashtu nevojë që europianët të përkrahin pjesën e tyre të barrës”, shkruan ish-kryeministri norvegjez. “Por mbi të gjitha, ne duhet të pranojmë vlerat e partneritetit mes Europës dhe Amerikës, pasi kjo mbetet e detyrueshme. Të qenit të ndarë nuk është një opsion as për Europën, as për Shtetet e Bashkuara. Ne përballemi sot me sfidat më të mëdha të sigurisë ndër breza. Të paktën nuk është ky momenti i duhur për të vënë në pikëpyetje vlerat e partneritetit mes Europës dhe SHBA-ve”.

Sulmet e 11 shtatorit në SHBA, – siç u shpreh Stoltenberg, – kanë qenë i vetmi rast që NATO ka ushtruar klauzolën e vetëmbrojtjes, gjë që kërkon nga të gjithë anëtarët t’i vijnë në ndihmë vendit që sulmohet. “Ai rast ka qenë më shumë sesa simbolik. NATO shkoi për të marrë drejtimin e operacioneve në Afganistan, qindra e mijëra ushtarë europianë kanë shërbyer atje që prej asaj kohe. Ndërsa më shumë se 1.000 ushtarakë kanë paguar edhe çmimin më të lartë, jetën e tyre, në operacionet që kanë qenë një kundërpërgjigje e drejtpërdrejtë e sulmit ndaj Shteteve të Bashkuara”.

Paraardhëse

Shpërthen De Biasi: Berisha u provokuar nga një bir k***e

Pasardhëse

Hillary flet për humbjen: Kush ishte fajtori, që më shkatërroi fushatën

Pasardhëse

Hillary flet për humbjen: Kush ishte fajtori, që më shkatërroi fushatën

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.