• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Botë

NATO nis në Poloni misionin më i madh që prej Afganistanit

4 April, 2017
në Botë
0
4
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Mediat britanike e përshkruajnë si misionin më të madh që prej Afganistanit. Trupa ushtarake nga Mbretëria e Bashkuar, Amerika dhe Rumania kanë mbërritur në Poloni si pjesë e përgjigjes së NATO-s ndaj tensioneve në rritje në rajon mes Moskës dhe anëtarëve të Aleancës së Atlantikut Verior.

Prania e tyre duhet të shërbejë si garanci më shumë për aleatët e NATO-s që i druhen fqinjit të vet të madh. 150 pjesëtarë të njësive Light Dragoons i janë bashkuar 100 trupave rumune dhe 1.100 ushtarëve amerikanë, të cilët kanë nivelin më të madh të përfaqësimit në këtë forcë.

Kjo nuk është një njësi pushtuese, sqarojnë krerë të lartë ushtarakë amerikanë, por nëse do të jetë e nevojshme do të hidhet në veprim për të eliminuar çdo kërcënim.

Përpara se ushtarët të mbërrinin në Poloni, kolonel lejtnanti i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Steven Gventer këmbënguli se misioni nuk po trajtohet si stërvitje.

“Parimi është i thjeshtë, ne nuk e fillojmë kurrë luftën të parët, por po nisi ama, e çojmë deri në fund. Nuk dëshirojmë konflikte, megjithatë jemi kurdoherë të përgatitur”, tha Gventer.

Vendimi i NATO-s erdhi pasi presidenti rus Putin urdhëroi zhvendosjen e sistemeve raketore dhe trupave në Kaliningradin që ndan kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.

Rreth 4.000 ushtarë të Aleancës Veri-Atlantike janë shpërndarë deri tani në këto dy vende, në Letoni dhe Estoni.

Një raport i shërbimeve sekrete lituaneze doli në përfundimin se Rusia ka zhvilluar aftësinë për të ndërmarrë një sulm mbi shtetet ballatike brenda 24 orëve, duke kufizuar mundësinë e NATO-s për kundërveprim, nëse nuk i ka ndërkohë forcat e saj ushtarake të dislokuara në rajon. / Top Channel

Paraardhëse

Flet ‘tutorja’ e orgjive në Tiranë: Jam e lirë, u ndalova për një telefonatë

Pasardhëse

Ndalohet në Xhenova, Ballisti që ngriti dronin në Beograd. Ja çfarë ka bërë kësaj here

Pasardhëse

Ndalohet në Xhenova, Ballisti që ngriti dronin në Beograd. Ja çfarë ka bërë kësaj here

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Partia Demokratike: Rama shpiku Diellën, pasi administrata refuzonte të zbatonte urdhërat e paligjshëm për tenderat

Nga lajme2
21 September, 2025
0

Partia Demokratike, pretendon se Edi Rama, ka shpikur ministren virtuale “Diella”, e cila do të merret me tenderat, për shkak...

Pesha e tepërt nuk është armiku kryesor i shëndetit, do të habiteni nga “kërcënimi” më i madh

21 September, 2025

Ish-ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim largohet nga diplomacia amerikane: Jam krenare që kam shërbyer për 29 vite

21 September, 2025

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

18 September, 2025

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.