• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Politikë

Nano në 25-vjetorin e PS: Rilindja po shtrin vdekjen kudo

14 June, 2016
në Politikë
0
6
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Shumë është shkruar dhe komentuar vitet e fundit për Fatos Nanon.

Janë të shumtë ata që kërkojnë kthimin e tij.

Vetë Nano ka thënë se nuk është përdorues i rrjeteve, sociale mirëpo çdo herë që profilet fallso në emrin e tij publikojnë diçka, mjaft media i marrin si të mirëqena.

Panorama duket se kësaj here publikon një koment nga Fatos Nano i vërtetë.

Lideri historik i PS ka bërë një koment për ditëlindjen e 25-të të PS, duke lëshuar alarmin për një vdekje të mundshme që mund ta kaplojë PS-në nga “Rilindja”.

Ndërkohë, më poshtë mund të shihni një fotogaleri të Fatos Nanos, gjatë këtyre viteve që ka qenë në “pension politik”.

Ja komenti i ish-kryeministrit:

Ky është një Përvjetor kuptimplotë për të vlerësuar pjekurinë e një partie të madhe politike, të madhe për nga vlerat dhe kontributet në 25 vjet demokraci pluripartiake në Shqipëri dhe në rajon.

Sot jetojmë në kohë krizash, në vend dhe në botën që na rrethon. Në krizë është dhe politika, edhe partitë tradicionale në Shqipëri.

Për fat të keq edhe PS.

Them për fat të keq, sepse vitaliteti i qëndrueshëm i PSSH në vitet e pluralizmit ushqehej dhe mbahej nga aftësitë dhe përvoja e fituar nga lidershipi i saj për të menaxhuar dhe kapërcyer krizat e tranzicionit (objektive apo të krijuara nga Berisha), pa rënë vetë në krizë.

Edhe në 1991, edhe në 1997, edhe në 1998-1999, edhe në kaosin e rënies së shtetit të piramidave në Shqipëri, edhe në gjëmimet e lindjes së shtetit të pavarur të Kosoves etj., PSSH bëri detyrën ndaj kombit dhe historisë pa humbur vitalitetin dhe vlerat e saj demokratike.

Sot nuk është më kështu! Krizat kanë kërrusur jo vetëm Shqipërinë dhe rajonin, por edhe vetë PS-në! Diçka thelbësore është thyer dhe nuk funksionon në organizmin e saj demokratik.

Në këtë ditë të shënuar dhe kryelartë për socialistët dhe të majtën e re shqiptare në tërësi, nuk është e dobishme të stigmatizohet sëmundja e rëndë nga e cila po gulçon PS-ja dhe demokracia

shqiptare.

Por, është momenti i mobilizimit të gjithë aftësive, përvojave dhe brezave përfaqësues të tyre në PS, për t’u ringjallur, përpara se “rilindja” të shtrijë vdekjen mbi gjithçka të mirë të krijuar me solidaritet shembullor në 25 vite!

Unë kam besim se socialistët e vërtetë mund ta bëjnë dhe do ta bëjnë këtë “katharsis” të së majtës, jo vetëm në dobi të “gjeneratës tjetër”, por në dobi edhe të brezave të sotëm, të prindërve e të fëmijëve, të gjyshërve e të nipërve e mbesave socialiste, që e kanë mbajtur vitale dhe fituese Partinë Socialiste të Shqipërisë deri më sot.

Unë jetoj me ta dhe për ta! Gezuar festën e bashkëmoshatarëve 25 vjeçarë!

Paraardhëse

Horoskopi ditor, e martë 14 qershor 2016

Pasardhëse

LSI e hap oreksin: Synojmë që Meta të bëhet kryeministër në 2017

Pasardhëse

LSI e hap oreksin: Synojmë që Meta të bëhet kryeministër në 2017

Diskutime rreth kësaj post



Screenshot
Rozë

Albano Bogdo pranon publikisht: “Kam kryer marrëdhënie me një ish-banore të BBV Albania”

Nga lajme10
25 February, 2026
0

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo, ka bërë një deklaratë të papritur gjatë pjesëmarrjes së tij në emisionin “Andale”....

Del FOTO e rrallë nga arkiva: Ja si dukej Brikena e BBVA para famës

25 February, 2026
Screenshot

LAJM I FUNDIT! Tërmeti shkund Shqipërinë!

24 February, 2026

Diss për Xhensilën? Bes Kallaku publikon këngën e re: “Mes meje dhe teje, dihet kush ishte thëngjilli”

24 February, 2026
Screenshot

Momenti viral: Takimi i DJ Gimbos me Egli Takon, çfarë u tha mes tyre?

24 February, 2026
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.