• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Nano kandidaturë e përshtatshme për president? Deputeti socialist tregon çfarë mund të ndodhë, bën deklaratën e fortë edhe për Metën

18 May, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
736
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Socialisti Xhemal Qefalia anëtar i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Presidentit është shprehur se Meta më shumë i duhet opozitës si lider.

“Ai është ftuar në komision dhe shpresoj që të vi e të jetë në rregull me Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Mbetet për t’u parë nëse Meta do i bashkohet opozitës si lider apo do të vazhdojë detyrën e tij si President. Por opozita ka nevojë ta ketë presidentin pranë tyre si një drejtues opozite”, tha Qefalia.

I pyetur për emrin e presidentit të ri, Qefalia e konsideroi të përshtatshëm kandidaturën e socialistit të vjetër, Fatos Nano, por shton se PS nuk e synon këtë institucion duke lënë të hapur bashkëpunimin me PD.

“PS nuk synon postin e Presidentit, për ne ka rëndësi që presidenti të kryej mirë funksionet e detyrës mbështetur në Kushtetutë. Nano është personalitet në PS, kontribuues që në formimin e saj dhe drejtimin e PS dhe pse jo është një kandidaturë e përshtatshme nëse pranon. Personi që duhet të zgjidhet mendoj të jetë njëri intelektual që do i bënte ndër vendit”, tha ai për Report TV.

Kongresin e Jashtëzakonshëm të 12 Qershorit, Qefalia e cilëson një mundësi për të kryer analizën e zgjedhjeve të 25 prillit si dhe nisjen e përgatitjeve për proceset e ardhshme zgjedhore.

“Është traditë e PS që pas zgjedhjeve të bëhet analizë e rezultateve dhe projeksioneve. Kjo nxjerr në pah vlerat e secilit individ gjatë fushatës pjesa e kabinetit të ri mbetet për t’u përzgjedh nga Kryeministri, por mendoj se mbeten pa ndryshuar ministrat aktual, pasi kanë bërë punë të mirë. Kabineti i ri do të ngulmojë fuqishëm që deri në zgjedhjet vendore të dalim faqebardhë për të kërkuar votën sërish”, tha Qefalia.

Zgjedhjet për kryetar brenda Partisë Demokratike, një ditë pas Kongresit, deputeti socialisti nuk i la pa komentuar.

“Është strategji e PD të mbaj kryetarin të konservuar., Ata zgjodhën datën 13 Qershor, pikërisht një ditë pas festës së PS, të zhvillojnë zgjedhjet për kryetar. Shpresoj të mos kenë kontestime brenda listës, për ne është e rëndësishme të realizojmë premtimet që kemi dhënë”, u shpreh ai.

Ndërsa mandati i tretë për PS sipas Qefalias është plan veprimi për të vazhduar punët e nisura, ku në fokus do të jetë zhvillimi i zonave rurale. Si një nga drejtuesit e PS në zonat rurale të Tiranës, ai premtoi ndërtimin e një tregu të rëndësishëm për prodhimet vendase, për banorët e Farkës e Petrelës.

Paraardhëse

Darka me liderat e Ballkanit Perëndimor, Borrell: Ja çfarë u fol në këtë takim

Pasardhëse

“Humbja nxori në pah shumë elementë”, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Ja të gjitha gabimet që na çuan në humbjen e 25 prillit

Pasardhëse

“Humbja nxori në pah shumë elementë”, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD: Ja të gjitha gabimet që na çuan në humbjen e 25 prillit

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime

Nga lajme2
17 September, 2025
0

Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në sezonin e pestë të...

Mandati i katërt/ Zbardhet programi i qeverisë: Paga minimale 500 euro, paga mesatare 1200 euro

17 September, 2025

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5

12 September, 2025

“Ishte vetëm”, zbulohet emri dhe mosha e autorit që i mori jetën Charlie Kirk, e spiunoi i ati

12 September, 2025

Aktori turk Tolgahan Sayisman dhe Almeda Abazi takojnë kryeministrin Edi Rama

12 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.