• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Ekonomi

Na “lënë” edhe prodhimet “Made in Albania”

6 March, 2017
në Ekonomi
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Industria e rëndë dhe ajo përpunuese janë në nën trysninë e kostove në rritje. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT Indeksi i Çmimeve të Prodhimit u rrit përkatësisht me 0,9 %, në krahasim me tremujorin e katërt të vitit 2015 dhe 1,4 % në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016.

Në tremujorin e katërt 2016 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit është 0,9 %. Rritjen më të lartë e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “ Industri nxjerrëse” me 5,5 %. Brenda kësaj industrie, vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 8,3 %.

Referuar të njëjtës periudhë krahasimi, çmimet e prodhimit në aktivitetet e Industrisë përpunuese kanë shënuar ulje me 0,1 %. Brenda kësaj industrie vihet re ulja e çmimeve të përpunimit të tekstileve me 1,9 %, prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara me 1,7 %.

Ndërsa, çmimet e prodhimit në aktivitetet e prodhimit të letrës dhe prodhimit të mobilieve kanë shënuar rritje përkatësisht 1,6 % dhe 2,2 %.

Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2015, indeksi i çmimeve të prodhimit të produkteve vendase shënoi rritje me 1,1 %.

Në tremujorin e katërt 2016 ndryshimi vjetor i Indeksit të Çmimeve të Prodhimit për eksport është 0,6 %.

Çmimet e prodhimit të produkteve për eksport kanë shënuar rritje në seksionet: “Industri nxjerrëse” dhe “Industri përpunuese” përkatësisht me 1,0 % dhe 0,3 %.

Në tremujorin e katërt 2016 ndryshimi tremujor i indeksit është 1,4 %. Çmimet e Prodhimit në seksionin ”Industri Nxjerrëse” shënuan rritje me 4,2 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Rritjen më të lartë e shënuan çmimet e prodhimit në aktivitetin “Nxjerrja e naftës bruto dhe gazit natyror” me 5,9 %.

Çmimet e Prodhimit në seksionin “Industria përpunuese” kanë shënuar rritje me 0,8 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Brenda kësaj industrie, vihet re rritje e çmimeve të prodhimit të produkteve në aktivitetet: përpunimi i produkteve ushqimore me 0,3 %, përpunimi i tekstileve me 3,8 %, metalurgji me 3,0 %, prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkure me 0,8 %.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit për produktet vendase arriti 99,4 kundrejt vitit 2010, duke shënuar një rritje me 0,5 % krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Vlen të përmendet rritja e çmimeve të prodhimit  të produkteve në seksionet; “Industri Nxjerrëse” me 2,5 % dhe “Industri përpunuese” me 0,4 %.

Indeksi i Çmimeve të Eksportit arriti 102,8 duke shënuar një rritje me 2,6 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e prodhimit të produkteve në seksionet: “Industri nxjerrëse” dhe “Industri përpunuese” kanë shënuar rritje përkatësisht me 4,8 % dhe 1,2 %. /Monitor/

Paraardhëse

Për herë të parë në Shqipëri një kampionat peshkimi

Pasardhëse

Rrëfehet gruaja që u kthye nga bota e të vdekurve

Pasardhëse

Rrëfehet gruaja që u kthye nga bota e të vdekurve

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.