• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Myslym Murrizi shpërthen në mbledhjen e Këshillit të Rithemelimit: Ç’vlerë ka Flutura Açka me 1100 veta, kush është Oriola Pampuri?

5 August, 2023
në Aktualitet, Kryesore, Lajme, Politikë
0
155
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish-deputeti Myslym Murrizi, ka folur me tone të ashpra në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit një ditë më parë, teksa ka komentuar situatën e opozitës, Murrizi ka thënë se fakti që Gazment Bardhi ka të drejtë firme në Partinë Demokratike ngjall pasiguri.

“Do të doja që në mbledhje të diskutonin anëtarëve Këshillit Kombëtar të PD. Jam ndjerë keq. Se di si është ndjerë zoti Noka, kur me firmat e atyre që i kanë kërkuar t’ia japë, i ka shkarkuar vetë. Noka, që është sekretar, ia jep firmën, Bardhit për sekretar, kjo është tallje. Fakti që Bardhi ka të drejtë firme, ngjall pasiguri për PD-në.
Nëse e shihni kështu dhe thoni se çdo gjë po shkon vaj, e keni gabim. Jam dakord me atë çfarë thotë zoti Berisha, por të mos shkojmë ne tek ata, por të vijnë ata tek ne. Del Korreshi dhe thotë; unë makinën e parkoj te PD. Pse ça është PD-ja është parkim? Pse atë duam ne se ku e parkon makinën Gazi?

Koha do t’i zbuloj. Jo më larg se dje, Gazment Bardhi tha ‘Basha është njësoj si Berisha’. Ky parimor i madh. Unë kam që në vitin 1997 në opozitë me ju dhe nuk e ndryshoj qëndrimin tim. PD ka vuajtur nga ‘shqyerja e dyerve”, tha Murrizi.

Në fjalën e tij, Murrizi është shprehur se grupit të Berishës nuk ia ka marrë vulën as Lulzim Basha e as Edi Rama, por shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Ne vulën na e ka marrë Amerika, as Gaz Bardhi, as Lul Basha, as Rama”, tha Murrizi.

Murrizi ka sulmuar edhe pjesën e deputetëve që janë rreshtuar krah Lulzim Bashës, duke thënë se nuk kanë asnjë vlerë në Partinë Demokratike.

Ndërkohë, Murrizi ka thënë se deputetët e Rithemelimit nuk po bëjnë asgjë për të përcaktuar një strategji për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se ai nuk ka në plan në shkojë tek Ilir Meta.

“I shtytë dyert në vitin 2005, po ku i ke sot Bashën, Benet Beçin për Majlinda Bregun! U bënë biznesmenë, një më ndërtimet, një me zyrë konsulence. Shyqyr që s’ka pasur as Facebook në 2005-2013 dhe s’ka pasur asnjë teknologji. Treçereku i atyre që na kafshuan pas shpine do të ishin në kokërr burg si hajdutë. Ça vlera ka Flutura Açka me 1100 veta në Elbasan, kush është Oriola Pampuri? Kush është Dritani apo Kreshniku?!

Ndaje mendjen se nuk shkon. Unë kërkoj lëvizje konkrete për të ndryshuar ligjin në Kuvend nga ju deputetët këtu. Partitë duhet të ndajnë mendjen se çfarë do bëjnë për zgjedhjet e ardhshme. Unë nuk shkoj dot te Ilir Meta. S’kam asgjë personale me të, por kur u nda me Nanon në 2004 ishte si ndarje marksiste-leniniste. Nuk më bëjnë duart. Po të ishte emri yt, (Berisha) në atë fletë votimi, do kishim marrë më shumë vota, por ishte ai i Metës”, u shpreh ai.

Paraardhëse

Gjergj Luca paralajmëron luftë kundër shpifjeve ‘deri në Angli’: Të hënën në orën 10:00 takohemi në SPAK

Pasardhëse

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përfundon në kanal një prej makinave

Pasardhëse

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, përfundon në kanal një prej makinave

Diskutime rreth kësaj post




Aktualitet

Në Shqipëri nuk ka më burrë-grua! Projektligji i ri hap rrugën për të deklaruar gjininë që dëshiron

Nga lajme2
18 September, 2025
0

Shqipëria ndodhet përballë një ndryshimi që për shumëkënd shënon një pikë kthese të rrezikshme për strukturën tradicionale të shoqërisë. Deri...

Reagon për herë të parë Genar Topalli pas akuzave nga ish-i i tij, Eva Murati

18 September, 2025

Konkurrentja e re e “Përputhen” bëhet virale: “Më është tharë pështyma”

18 September, 2025

Publikohet lista e stafit të Spiropalit, emrat dhe pagat — mes tyre dhe ish-banorja e Big Brother VIP

18 September, 2025

“E ka blerë te kinezi, Noizy tallet keq me Mozzikun, e ‘demaskon’ publikisht

18 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.