• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Opinion

Mustafaj: Zgjedhjet pa PD ripërsëriten brenda vitit. Çfarë do ndodhë në 7 maj

5 May, 2017
në Opinion
0
1
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj ka komentuar situatën politike dhe dy takimet mes Ramës dhe Bashës në presidencë për zgjidhjen e ngërçit politik. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’, Besnik Mustafaj tha se dështimi i negociatave është një lajm i keq për shqiptaret, por jo surprizë.

“Dështimin e cilësoj si një lajm të keq për Shqipërinë, por jo surprizë. Besoj se shqiptarët ishin përgatitur të mos merrnin asnjë lajm të mirë. Të dyja konferencat sot nuk i kuptoj, më thanë se kryeministri e ka cilësuar si konferencë të jashtëzakonshme, por nuk e di. Starti i kësaj proteste ka qenë i ekzagjeruar dhe i vështirë. Qeveria teknike ka qenë deklarata e parë dhe e fundit nga Basha dhe oferta e Ramës nuk duhej pranuar. A përcaktoi Basha objektiv të parealizueshëm këtë nuk mund ta di”- tha Mustafaj.

Ish- ministri ka komentuar edhe zgjedhjet e 18 qershorit dhe protestën e opozitës në Kavajë për të cilën tha se do jetë paqësore. Ai tha se nëse zgjedhjet bëhen pa PD do ketë sërish ripërsëritje të tyre brenda vitit.

“Në Kavajë do jetë një protestë paqësore dhe jam i prirur të besoj se nuk do ketë trazira. Opozita kur deklaron të mos ketë zgjedhje niset nga parimi i demokracisë. Në 18 qershor nuk ka zgjedhje, por votime. Zgjedhje do të thotë të kesh alternativa. Dhe në votime prodhohet një parlament ku zgjedhjet caktohet legjitime. Nuk mendoj se do ketë revolucion. PD nuk është e kësaj natyre. Nuk më duket e drejtë që Kavaja të konsiderohet si prova gjenerale e asaj që do ndodhë në 18 qershor, pasi është thikë me dy presa. Nëse ka qeveri teknike mendoj se mund të arrihet një marrëveshje. Kriza e vërtetë nis pas 18 qershorit pasi e gjithë e djathta është jashtë parlamentit. Është problem se çfarë do bëjë opozita në vjeshtën që vjen. Unë mendoj se nëse do ketë zgjedhje pa opozitën, do kemi zgjedhje të tjera të cilat do ripersëriten brenda vitit”- tha Mustafaj.

Sa i përket qëndrimit të ambasadorëve se zgjedhjet do jenë legjitime edhe pa pjesëmarrjen e PD-së, Besnik Mustafaj i cilësoi si të parakohshme.

“Ambasadorët nuk numërojnë partitë, por shohin kuadrin ligjor. Për mua deklaratat se zgjedhjet do jenë legjitime dhe pa PD janë të parakohshme sepse kjo ndikon edhe tek Rama, i cili mund të abuzojë me negociatat dhe procesin. Rama nuk duhet të motivohet”-tha Besnik Mustafaj.

Paraardhëse

Pse duhet falenderuar Edi Rama

Pasardhëse

Si e ndërtoi Klement Balili hotelin më luksoz të Sarandës

Pasardhëse

Si e ndërtoi Klement Balili hotelin më luksoz të Sarandës

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.