• Kreu
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Kontakt
Lajme.al
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kulturë
  • Sport
  • Spiritualitet
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Shëndet
  • Rozë
  • Dosje
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Lajme.al
Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
Kreu Aktualitet

Mustafa Nano kap detajin në foton e demokratëve dhe tregon historinë personale me Ilir Metën (FOTO)

21 August, 2021
në Aktualitet, Kryesore, Politikë
0
148
Lexime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Analisti Mustafa Nano teksa ka komentuar një foto të demokratëve të Korçës, ku vihet re mungesa e femrave, ka treguar një histori personale, pjesë e së cilës është edhe Presidenti Ilir Meta.

Komenti i plotë:

“I bëra ‘share’ një shënimi të postuar nga dikush në FB, i cili komentonte këtë fotografi. Unë u tërhoqa nga fotografia, që për mua është e frikshme. Është një pamje që flet shumë për shoqërinë shqiptare. Dhe nuk është një pamje episodike. Është një pamje që sytë ta kapin kudo. Sapo e sheh këtë foto, në mendje të lind vetëm një pyetje: “Kanë gra këta njerëz?”

Miku i FB-ut bënte komentin e tij, me të cilin unë bie dakord vetëm me nënvizimin se shoqëria jonë ka ngjyrime talebane. Në një moment, komentuesi u vërsulej gay-ve ‘gratuitously’, duke u shfaqur edhe vetë si taleban. Më pas bënte interpretime të kërkuara politike (mua më duket se kjo foto ka lidhje me të gjithë ne, jo vetëm me PD-në, edhe pse PD-ja është pa diskutim një parti më talebane). Duhet të kishte dalë njëri prej atyre që kanë pozuar e t’u thoshte miqve të vet të birrës: “Foton mund t’ia kursejmë vetes.” Por me sa duket, asnjëri syresh nuk ka parë ndonjë gjë që nuk shkon në atë situatë. Duken shumë të lumtur që po pozojnë. Dhe kjo flet shumë.

Më ka ndodhur edhe mua një herë kështu. Është ngjarje me emra realë. Pasi Ilir Meta u zgjodh President, dy sipërmarrës me origjinë nga Skrapari më ftuan për një darkë që e organizonin në nderim të një ngjarjeje të pashoqe në historinë e atyre anëve. Ishte hera e parë që një njeri “i yni” zgjidhej kryetar shteti. Ata kishin bërë edhe më herët mbledhje me logjikë tribale, në të cilat më kishin ftuar, por unë nuk kisha shkuar. U shmangem gjithnjë manifestimeve të tilla. Por në atë rast, nuk gjeta arsye për të thënë “jo”. Dhe çdo gjë shkoi mirë. Përveç një fakti. Në atë darkë nuk kishte asnjë grua.

Edhe kamerierët ishin burra. Nuk m’u ndenj e ua bëra këtë vëzhgim. “Ne themi se jemi europianë, por në ditët e sotme, në asnjë vend të kontinentit të vjetër, me përjashtim të ndonjë lokali në lagjen Soho të Londrës, nuk mund të gjesh gjashtëdhjetë burra që darkojnë me njëri-tjetrin, pa praninë e një gruaje. Kjo nuk është as në traditën e Skraparit,” u thashë. Ma miratuan vërejtjen. Madje, Meta premtoi: “Kjo nuk ka për të ndodhur më.” Unë nuk kam qenë më në festat e tyre, por jam i sigurt që premtimi nuk është mbajtur. Jam i sigurt se ka ndodhur vazhdimisht e njëjta gjë.

Post Scriptum: I bëra ‘share’ shënimit të Genit thjesht duke lexuar fjalinë e parë. Nuk shkova më tutje. Por më pas pashë që ai i kritikonte talebanët nga pozita talebane. Ishte homofobik, fjala vjen. Prandaj, ‘share’-in e hoqa.”-shprehet Nano.

Paraardhëse

BE bën deklaratën e papritur: Nuk i njohim talebanët, nuk ka bisedime politike

Pasardhëse

Serie A, Juventus e nis nga Udine, Allegri zbardh të ardhmen e Ronaldos

Pasardhëse

Serie A, Juventus e nis nga Udine, Allegri zbardh të ardhmen e Ronaldos

Diskutime rreth kësaj post




Rozë

Çifti i shumëpërfolur i BBV i japin fund lidhjes së tyre? Këto detaje ngrejnë dyshime të mëdha

Nga lajme10
16 October, 2025
0

Krizë mes Lelës dhe Leos? Po, mesa duket lajmet se diçka nuk po shkon mes çiftit simpatik, Lela Seferi dhe...

Lidhja para shumë viteve, Rozana Radi komenton MC Kreshën: Është super artist

1 October, 2025

Diella mesazh për Tetorin Rozë: Shëndeti i grave është shëndeti i shoqërisë, parandalimi, zbulimi i hershëm dhe dashuria shpëtojnë jetë

1 October, 2025

Ndryshojnë rregullat për udhëtimet në Evropë, ja çfarë duhet të dini për sistemin e ri biometrik

30 September, 2025

Gjykata e Apelit dënon me 12 vite burg biznesmenin Francesco Becchetti

30 September, 2025
Lajme.al

Lajme.al është një media online, që ka për qëllim informimin e paanshëm duke vënë profesionalizmin dhe interesin qytetar në plan të parë.

Kategoritë

  • Aktualitet
  • Botë
  • Dosje
  • Ekonomi
  • Kosovë
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Oferta
  • Opinion
  • Politikë
  • Rajon
  • Rozë
  • Shëndet
  • Shqip+
  • sociale
  • Spiritualitet
  • Sport
  • Teknologji

Na ndiqni në rrjetet sociale

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Ambasadat
  • Institucionet
  • Shtypi ditor
  • Termat e përdorimit
  • Kontakt

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Nuk ka rezultat
Shikoni gjithë rezultatet
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rozë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Botë
  • Kuriozitete
  • Kosovë
  • Sport
  • Shëndet
  • Kulturë
  • Teknologji

© 2018 Lajme.al - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.